Roli i Agjencionit Kundër Korrupsion

Prishtinë 16 prill 2019 – Lëvizja FOL dhe Democracy Plus me mbështetje nga Ambasada Holandeze në Prishtinë kanë mbajtur debatin e 7-të në kuadër të diskutimeve “T’folim për korrupsion”. Sot u diskutua bashkë me studentët dhe Drejtorin e Agjencionit Kundër Korrupsion z. Shaip Havolli.

Temë diskutimi ishte roli i Agjencionit Kundër Korrupsion – në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, deklarimin e pasurisë, konfliktin e interesit dhe sinjalizuesit.