Programi 2: Qytetaria Aktive përmes Edukimit

- Informimi, edukimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve mbi politikat kundër korrupsionit dhe
formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit publik, përmes krijimit të Qendrës për Edukim
Antikorrupsion, e cila do të merret me:
Hulumtime të opinionit publik rreth perceptimit, njohurive, përvojave të të rinjve në
fushën e korrupsionit në sistemin e edukimit;
Promovimin e standardeve ndërkombëtare kundër mitmarrjes;
- Ofrimin e burimeve për edukim kundër korrupsionit, trajnimeve dhe formave të tjera të
ngritjes së kapaciteteve, dhe ligjëratave publike;
- Organizimin e kampe verore për edukim të bazuara në metodologjinë e të mësuarit mes
bashkëmoshatarëve (‘peer‐to‐peer’);
- Mbështetjen dhe promovimin e rrjetëzimit dhe aktivizmit qytetar dhe ndërtimit të
koalicioneve;
- Organizimin e fushatave të vetëdijesimit të qytetarëve;
- Ofrimin e platformave online për edukimin e qytetarëve;
- Promovimit të edukimit kundër korrupsionit përmes rrjeteve sociale;
- Promovimi i debateve publike dhe dialogut të drejtpërdrejt të hapur mes institucioneve
publike dhe të zgjedhurve politikë, në njërën anë, dhe qytetarëve në anën tjetër (përmes
forumeve e platformave si FOL Hapur e të ngjashme, me qëllim të qeverisjes së mirë);
- Promovimi i qasjeve të politikë‐bërjes publike me pjesëmarrje qytetare dhe avancimi i
kornizës së politikave dhe asaj institucionale për këtë qëllim në të gjitha nivelet e qeverisjes
(duke i dhënë prioritet buxhetimit pjesëmarrës dhe harmonizimit gjinor të politikave dhe
proceseve të politikë‐bërjes);
- Promovimi i kulturës demokratike pjesëmarrëse në mesin e të rinjve (përmes klubeve të
debatit që do të ofrojnë trajnime për debate mbi politikat publike dhe organizojnë gara);
- Promovimi i personaliteteve që avancojnë kulturën demokratike pjesëmarrëse në mesin e
publikut të gjerë (përmes iniciativave si Çmimi për guxim qytetar dhe të ngjashme).