Programi për avokim anti-korrupsion

Qëllimi i përgjithshëm

Promovimi i politikave publike efektive për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, si dhe adresimin e mangësive ekzistuese në sistem.

Objektivat

  • Institucionet Publike të Kosovës adaptojnë Standardet e Transparencës në fushën e prokurimit publik
  • Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në OGP (Open Government Partnership)
  • Rritja e efektivitetit të institucioneve publike për tu përgjigjur në raportimet për korrupsion;
  • Promovimi i  prokurimit elektronik si një mënyrë e parandalimit të korrupsionit;
  • Thjeshtëzimi dhe unifikimi i sistemit të raportimit për korrupsion;
  • Publikimi i kontratave publike në ueb faqet e institucioneve publike;
  • Rritja e transparencës dhe llogaridhënies së partive politike në raport me fondet e tyre;
  • Rritja e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit;
  • Promovimi i listës së zezë së ndërmarrjeve që nuk mund të marrin kontrata publike;
  • Thjeshtëzimi i burokracisë në fushën e prokurimit publik: rishikimi i hierarkisë dhe mandatit të OSHP dhe KRPP.