Ngritja e pagave ” keqpërdorim i fuqisë politike dhe parave të taksapaguesve

Aksioni Qytetar FOL”08, kundërshton ngritjen e pagave të krerëve të shtetit dhe konsideron se ky veprim është jo vetëm abuzim me fuqinë politike dhe me parat e taksapaguesve, por edhe një mos respektim ndaj 30 përqind të qytetarëve, të cilët jetojnë në varfëri dhe 50 përqind të papunëve sa ka vendi ynë. Ky veprim është edhe një mos respekt ndaj të punësuarve në sektorin publik: policëve, punëtorëve shëndetësorë dhe atyre në administratën shtetërore, pagat e të cilëve vazhdojnë të jenë simbolike në krahasim me tyre. Këto kategori vazhdojnë të marrin paga 10 herë më të ulëta se zyrtarët e lartë politik. Për më tepër , këta shërbyes civil nuk i gëzojnë privilegjet që kanë krerët shtetërorë të Kosovës për mbulimin e shpenzimeve të reprezentacionit, telefonit si dhe udhëtimeve.