Ndarja e çmimeve për Ese “Korrupsioni në Edukim”

Prishtinë 15 Mars 2017 – Skenimi i korrupsionit që Lëvizja FOL ka bërë për vitin 2016 tregoi që sa më i lartë që është niveli i edukimit aq më e lartë është gatishmëria për të raportuar rastet korruptive. Një rini e edukuar dhe aktive është kyçe për luftimin e korrupsionit. Lëvizja FOL përmes aktiviteteve të ndryshme, angazhohet vazhdimisht në përfshirjen, dhe edukimin e rinisë ashtu që të shndërrohen në qytetarë aktiv. Njëra ndër këto aktivitete ka qenë edhe gara për ese me temën e të kuptuarit të korrupsionit në edukim, ku dhe kemi bërë ndarjen e shpërblimeve për fituesit/et.

Fituese e vendit të parë është Lularta Buja, vendin e dytë e fitoi Rexhep Kameraj, dhe vendin e tretë Liridona Bregovina.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e Edukimit në Kosovë” mbështetur nga USAID Kosovo dhe Advocacy Training and Resource Center – ATRC