Matësi i deklaratave të udhëheqësve shtetërorë të Kosovës

Deklarata 1: “Kosova, nga ana tjetër ka implementuar në tërësi dokumentin e presidentit Ahtisaari”
Autori: Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, Qeveria e Kosovës
Data: 10 shtator 2012
Burimi: http://www.kryeministri-ks.net/”page=1,9,3066
Vlerësimi: E PAVËRTETË
Arsyetimi: Këtë deklaratë kryeministri Thaçi e ka thënë në një konferencë të përbashkët me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtarë në Kosovë Pieter Feith, pak minuta pasi Grupi Ndërkombëtar Drejtues i pati dhënë fund Pavarësisë së Mbikëqyrjes së Kosovës.
Është e ditur botërisht që Pakoja e Ahtisarit nuk është implementuar në tërësinë e saj. Nuk është themeluar komuna e Mitrovicës, ndërkaq, komunat tjera që janë themeluar mbi bazën e Pakos së Ahtisarit ka po ashtu edhe komunat paralele, dhe çfarë është me e rëndësishme Institucionet e Kosovës nuk kanë arritur tash e 5 vite që të ushtrojnë autoritetet në Veri të vendit, pjesë në të cilën udhëheqin strukturat e paligjshme dhe kriminale të Serbisë.

Deklarata 2:
Kosova është e gatshme për dialog politik
Autori: Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër i Kosovës
Data: 27 shtator 2012
Burimi: http://rtv21.tv/home/”p=75972
Vlerësimi: KONTRADIKTORE
Arsyetimi: Më shumë se një vit më parë zëvendëskryeministri Kuçi kishte përjashtuar cdo lloj mundësie dhe ideje për bisedime politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (shihketu). Ndërkaq, në më pak se tre jave vetë Kuçi ka deklaruar pikërisht të kundërtën duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për dialog politik me Serbinë. Mirëpo, ajo çfarë mbetet krejtësisht e paqartë është se çfarë nënkupton “dialogu politik’ më Serbinë”! Nuk ka asnjë informacion se për çfarë do të bisedohet, cila është agjenda, sa do të zgjatin këto bisedime dhe shumë çështje të tjera, e të cilat as z Kuçi dhe askush nga Qeveria e Kosovës nuk i ka shpjegua.

Deklarata 3: “Me Beogradin duhet të diskutohet në nivele politike”
Autori: Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme
Data: 30 shtator 2012
Burimi: http://www.gazetaexpress.com/index.php”cid=1,13,93055
Vlerësimi: KONTRADIKTORE
Arsyetimi: Këtë deklaratë ministri Rexhepi e ka dhënë në më pak së një muaj duke harruar se është po ky ministër, I cili në fillim të vitit 2011 e kishte përjashtuar çdo lloj mundësie që çështja e veriut të vendit të dialogohet me Serbinë. Për më tepër ai kishte pohuar se “çështja e veriut të vendit është çështje e brendshme e Kosovës dhe mund të trajtohet vetëm me ndërkombëtarët, por jo me palën serbe” ( shih këtu). Sigurisht që Veriu është dhe mbetet çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës, por ajo çfarë kemi parë ne është se këto institucione dhe vet z Rexhepi ka bërë shumë pak, për të mos thënë asgjë që vendos rend dhe ligj në atë pjesë të Kosovës.

Deklarata 4: “Kjo legjislaturë ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura, institucionet pastaj kanë dalë prej atyre zgjedhjeve”
Autori: Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës
Data: 3 tetor 2012
Burimi: http://www.zeri.info/artikulli/1/1/58695/krasniqi-kjo-legjislature-ka-dale-nga-zgjedhjet-e-vjedhura/
Vlerësimi: E VËRTETË
Arsyetimi: Një gjë të tillë e ka thënë Rrjeti Evropian për Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO), i cili në raportin e tij për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në dhjetor të vitit 2010, ka konstatuar parregullsi të shumta, vjedhje votash dhe kërcënime gjatë procesit të votimit, e të cilat sipas këtij raport kanë dëmtuar procesin zgjedhor (shih këtu). Padyshim një proces i shtrembuar zgjedhor do të prodhonte institucione me legjitimitet të munguar, jo-kompetente dhe jo-përfaqësuese. Për këto dy vite kemi parë që këtyre institucioneve ju mungojnë të gjitha këto.

Deklarata 5: “AAK-ja dëshiron të jetë pjesë e bisedimeve politike me Serbinë dhe AAK-ja i thotë PO një koalicioni me PDK-në”.
Autori: Blerim Shala, Nënkryetar i parë i AAK-së
Data: 26 Shtator 2012
Burimi: http://www.koha.net/”page=1,13,116759
Vlerësimi: KONTRADIKTORE
Arsyetimi: Kjo deklaratë e nënkryetarit të parë të nënkryetarit të AAK-së është në kundërshtim me qëndrimin e kamotshëm të përfaqësuesve të kësaj partie se në asnjë rrethanë nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në. Për më tepër është vetë vëllai i kryetarit të partisë së AAK-së, Daut Haradinaj, i cili në një deklarim të tij publikë ka pohuar se “ne me PDK-në nuk hyjmë në koalicion asnjëherë” (shih këtu).