Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit merr kritika në Mitrovicë

Mitrovicë 20 Janar 2010: Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit merr kritika në MitrovLigji për parandalimin e konfliktit të interesit është kritikuar nga pozita dhe opizita mitrovicase dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët konsideruan se ky ligj ka shumë mangësi sidomos sa i përket masave sanksionuese dhe si i tillë nuk mund të zbatohet.
Këto vlerësime janë dhënë në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL, me temën ?Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike?, që sipas organizatorëve kishte për qëllim identifikimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit në institucione publike.
Petrit Zogaj, drejtor i programeve në Lëvizjen FOL, tha se ?Një ndër objektivat fillestare është të lidhemi me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, që njerëzit ta lexojnë atë dhe të mendojnë për strukturat tjera si policinë, gjykatatë, qeverinë se a ka konflikt interesi nëpër struktura të tilla?.
Sipas tij, ky ishte debati i dytë i organizuar në këtë drejtim, ndërkohë që do të vazhdohet me mbajtjen e tyre edhe në disa komuna të Kosovës dhe nga diskutimet e pejsëmarrësve dhe raportet tjera do të publikohet edhe një dosje e konfliktit të interesit.
?Ende nuk është duke u kuptuar se Konflikti i interesit është korrupsion në thelb dhe Agjencioni Antikorrupsion si organ kompetent për trajtimin e konfliktit të interesit ende nuk ka shifra në lidhje me rastet e paraqitura të kësja vepre? tha Zogaj.
Kryesuesi në largim i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Ahmet Tmava ka kritikuar ligjin në fjalë për faktin se ai u referohet vetëm nivelit lokal e jo edhe atij rajonal, gjë që në njëfarë mënyre liron dikë nga kjo vepër.
Duke iu referuar mandatit të kaluar, ai tha se nuk është në dijeni për ekzistimin e rasteve të konfliktit të interesit, ndërkaq shtoj se shoqëria civile duhet të motivoj qytetarët për të luftuar dukuritë negative, e jo duke i bombarduar ata me konflikt interesi, pa ofruar argumente për këtë.
Ndonëse në seancën e radhës të KK-së pritet të zgjidhet kryesuesi i ri i Asamblesë Komunale të Mitrovicës, Tmava, partia e të cilit ka rifituar pushtetin premtoj se si të shpallet Bordi i drejtorëve do të kërkojnë me automatizëm nga drejtorët që aty ku mund të ketë konflikt interesi të heqin dorë.
?Ligji është i pa mëshirshëm ai në mënyrë selektive e pasqyron kush mund të jetë edhe kush nuk mund të jetë kur përqendrohemi vetëm në nivel komunal. Zgjerimi më i madh në vendimmarrje është parandalim i konlfliktit të interesit? tha Tmava.
Faton Peci, këshilltarë i LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, tha se shoqëritë që kanë arritur në sistemin e vlerave të demokracisë e kanë të qartë parandalimin e konfliktit të interesit.
Sipas tij, përveq se ligji ka mangëse, në Kosovë si në nivelin lokal ashtu edhe qëndror mungon vullneti politik për me vendos rregull sa i përket konfliktit të interesit.
?Unë njoh shumë zyrtar që kanë qenë pjesë e komunës dhe pjesë e Asamblesë, e këtu ka konflikte të hapura të interesit?, tha Peci, duke shtuar se duhet të ketë qartësi për përgjegjësit dhe kompetencat për parandalimin e konfliktit të interesit.
Nystret Muhaxheri këshilltar i ORA-së, vlerësoj se ligji për të cilin zhvillohej debati është ligj i cili nuk ka gjetur zbatim.
Sipas tij në këtë ligj mungojnë nenet të cilat janë kyçe për zbatimin e tij, për shkak se nuk ka përgjegjësi dhe se qëllimi thelbësor i tij është largimi i ndikimit të politikës në jetën normale të administrimit të jetës në Kosovë.
?Në Mitrovicë ka shumë raste të konfliktit të interesit, sepse partia është mbi ligjin edhe për ata nuk ka sanksione. Nëse kish me pas ligj që i gjobit ata të cilët bëjnë shkelje të tilla atëherë kish me qenë më ndryshe? tha Maxhera.
Në kontest të prezencës së konfliktit të interesit, ai përmendi raste kur drejtori i shkollës është edhe asamblist komunal.
Mustafë Pllana, këshilltarë nga LDD, tha se kur flitet për konflikt interesi pikërisht bashkësia ndërkombëtare në Mitrovicë ka konflikt interesi.
?Kjo që e kemi tash është prej instalimit të bashkësisë ndërkombëtare. Por si të gjejmë forma për ta parandaluar se nga konflikti i interesit vjen deri të korrupsioni. Është interesant se ambienti i sektorit publik është një dinamike e hatashme dhe është më se e nevojshme parandalimi se gjithmonë është duke ra fytyra e mire e institucioneve publike?, tha Pllana.
Ndonëse sipas tij ligji është i mangët, ai edhe si i tillë duhet të zbatohet me udhëzime administrative, por që sipas tij e tëra varet nga vullneti i njerëzve, gjegjësisht zyrtarëve se sa dëshirojmë të punojnë në parandalimin e këtij fenomeni.
Për Afërdita Syla, nga shoqëria civile, puna është se sa ne dëshirojmë ta kuptojmë dhe sa ne e luftojmë mes veti këtë dukuri. ?Pozita nuk ka faj përderisa opozita hesht. Për dy vite nuk kanë fol për asgjë, vetëm kanë ngrit dorën dhe kanë votuar derisa në fushatë janë marrë vetëm me akuza. Shoqëria civile është e vetmja që i ngrit disa gjëra. Duhet të bëhen të gjitha bashkë në mënyrë që të iniciohen këto gjëra? theksoj ajo.
Ndërkaq, Blerim Qela poashtu nga shoqëria civile tha se sikur ta kishim zbatuar këtë ligj sado që është i varfër besoj se s?do t?i kishim as 10 % të problemeve që i ka Kosova sot. Sa i përket Agjencionit Antikorrupsion ai tha se është larg prej asaj që të arrij pavarësinë e vet sa të kryej punën e vet si duhet. 20.01.2010 (KosovaLive)icë