Ligjëratë me Albulena Haxhiun, kryetare e Komisionit për Legjislacion

Prishtinë 31 Tetor 2016 – Lëvizja FOL ka organizuar ligjëratën e radhës “Lufta ndaj Korrupsionit “, me Albulena Haxhiun, kryetare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. Temat e kësaj ligjërate ishin; Roli i Parlamentit në luftimin e Korrupsionit dhe Roli mbikëqyrës i Komisionit dhe llogaridhënia e Agjencionit Antikorrupsion
Ligjërata është mbajtur në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion (AEC) në Lëvizjen FOL, ku audiencë e kësaj ligjëratë ishin studentë nga Universiteti Publik dhe Privat.

Qendra për Edukim AntiKorrupsion është themeluar me ndihmën e Ambasadës Holandeze me qëllim të ofrimit të mundësive për edukim të të rinjve për politikat anti-korrupsion, transparencë dhe llogaridhënie. Ndërkaq ky aktivitetet u mundësua nga UNDP në Kosovë.
Ligjërata të tilla në fushën antikorrupsion Lëvizja FOL do të organizoj edhe në të ardhmen.

img_0587 img_0592 img_0597 img_0601 img_0605 img_0606