Lëvizja FOL takoi Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Memli Krasniqi

Prishtinë, 23 Nëntor 2016 – Lëvizja FOL në kuadër projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) sot takoi Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Memli Krasniqi.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes kësaj Ministrie dhe Lëvizjes FOL, në veçanti mundësisë së monitorimit të proceseve të prokurimit publik, si dhe monitorimin e procesit të implementimit te prokurimit elektronik në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai shprehu gatishmërinë e tij si Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për bashkëpunim me Lëvizjen FOL.

Në fund të takimit të dy palët u pajtuan që në një afat të shkurtër kohor të nënshkruajnë një Memorandum të Bashkëpunimit në bazë të të cilët do të realizohet monitorimi i procedurave të prokurimit publik si dhe implementimin e prokurimit elektronik në Ministrinë e Bujqësisë.