Lëvizja FOL takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z.Nehat Idrizi

Prishtinë, 23 Nëntor 2016 – Lëvizja FOL sot mbajti takim me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z.Nehat Idrizi. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit me Këshillin Gjyqësor të Kosovës në lidhje me monitorimin e seancave gjyqësore në të gjitha fazat e procedurës penale, që kanë të bëjnë me lëndë të korrupsionit në veçanti lëndët ku gjykohen persona në hierarki të lartë shtetërore. Po ashtu Lëvizja FOL përmes këtij takimi ka kërkuar qasje edhe në statistikat e lëndëve të korrupsionit, numrin e gjykatësve për lëndë si dhe vizita të rregullta në gjykata themelore për qëllim të monitorimit të infrastrukturës, punës së përditshme të gjykatës, por duke mos ndërhyrë assesi në punën e stafit në gjykatë. z. Idrizi premtoi se do të ofroj bashkëpunim sa i përket kërkesave të Lëvizjes FOL duke shtuar se KGJK mbetet e përkushtuar që të jetë më transparente dhe llogaridhënëse.

 

 

Ky takim është pjesë nga projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).