Lëvizja FOL fillon realizimin e fushatës “Java e FOL-it”

Prishtinë, 19 maj 2014 – Lëvizja FOL ka filluar sot realizimin e fushatës “Java e FOL-it”, nëpër shumë disa fshatra të komunave kryesore të Kosovës me qëllim identifikimin e nevojave dhe avokimin për shtimin e investimeve komunale dhe qeveritare në këto zona.

Gjatë kësaj fushate, aktivistët e Lëvizjes FOL do të ju mundësojnë banorëve të këtyre zonave që të bëjnë kërkesa konkrete sa i përket investimeve, e që më pas këto kërkesa do të dërgohen në komunat ose sektorët përkatës qeveritar dhe gjithashtu FOL do të avokojë që këto kërkesa të jenë prioritet i planifikimit buxhetor të këtyre institucioneve për periudhën e ardhshme.

Lëvizja FOL , sot ka vizituar disa fshatra të Komunës së Prishtinës, të cilat sipas një hulumtimi paraprak kanë dal se nuk kanë pasur ndonjë investim gjatë viteve të fundit. Banorët e fshatit Slivovë dhe Llajshevc, treguan se përkundër kërkesave të bëra në komunë dhe institucione tjera qeveritare për investime të ndryshme, asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje nga këto institucione jo më të ketë ndonjë investim. Sipas këtyre banorëve në këto zona ka nevojë të menjëhershme të intervenohet në ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit, subvencione në bujqësi dhe blegtori, përmirësimi i sistemit të elektrifikimit, përmirësimi i infrastrukturës rrugore duke ndërtuar trotuare të cilat aktualisht mungojnë dhe rrezikojnë sigurinë e banorëve, investimet në arsim e sidomos fillimin e programeve parashkollore.

Lëvizja FOL gjatë kësaj jave do të vizitojë fshatrat e Komunës së Pejës me 20 maj 2014; Komunën e Mitrovicës 21 maj 2014, Komunën e Ferizajt 22 maj 2014 dhe  Komunën e Kamenicës me 23 maj 2014.

Galeria e aktivitetit

FOL Movement begins the implementation of the campaignFOL Movement begins the implementation of the campaign2FOL Movement begins the implementation of the campaign3FOL Movement begins the implementation of the campaign4FOL Movement begins the implementation of the campaign5FOL Movement begins the implementation of the campaign6FOL Movement begins the implementation of the campaign7FOL Movement begins the implementation of the campaign8