Kuvendi i Kosovës të hapë debat për projekt-ligjin për Konfiskimin e Pasurisë

Prishtinë, 15 qershor 2012 – Lëvizja FOL, sot ka organizuar debatin me temë: “Projekt Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale”. Qëllimi i këtij debati ishte që të debatohet për rëndësinë e këtij ligji në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të pranishëm ishin deputet e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nga radhët e LVV si dhe Halit Krasniqi nga radhët e PDK-së. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe Shoqëria Civile, si kontribuese direkte në rekomandimet e dhëna për këtë projekt-ligj.
Albulena Haxhiu nga radhët e VV ka përkrahur Shoqërinë Civile në rekomandimet e dhëna për këtë projekt-ligj, “Grupi parlamentar i LVV-së nuk do ta votoj këtë projekt-ligj nëse në të nuk përfshihen rekomandimet e Shoqërisë Civile” tha zonjusha Haxhiu.

Ndërkaq, Halit Krasniqi nga radhët e PDK-së e ka lavdëruar jashtë mase punën e Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e këtij draft-ligji, mirëpo ai ka thënë se votimi në komisione dhe në Kuvend është më shume individual, mirëpo, sipas tij ky projekt-ligj duhet të ketë parasysh që veprat penale të kryera para miratimit të këtij ligji të mos parashkruhen.

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës ka drejtuar kritika tek deputetet e Kosovës, të cilët sipas tij “deklarimet dhe zotimet e deputetëve të Kosovës po bien në kundërshtim me atë çka ata votojnë pastaj”. Z. Selmanaj ka përmendur disa raste që në Kuvendin e Kosovës janë votuar disa ligje, që paraprakisht ka pasur deklarime kundër atyre ligjeve.

Debati ka vazhduar edhe me përfshirjen e Shoqërisë Civile dhe nga mediat, të cilët kanë thënë se do të vazhdojnë të bëjnë presion tek deputetët e Kuvendit, në mënyrë që të mos e aprovojnë këtë projekt-ligj pa rekomandimet e saja.
Me respekt,
Lëvizja FOL

Galeria e aktivitetit

g65

g64

g63

g62

g61