Konsultim publik për Partneritetin për Qeverisje të Hapur në Komunën e Ferizajt

Ferizaj, 11 mars 2014- Lëvizja FOL në bashkëpunim me Iniciativën për Progres – INPO si anëtare të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare Partneritetin për Qeverisje të Hapur sot kanë organizuar konsultimin publik në Komunën e Ferizajt me qëllim përgatitjen e Planit Nacional të Veprimit 2014-2016. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të institucioneve komunale, të shoqërisë civile, media dhe qytetarë të interesuar.

Sipas organizatorëve kjo fushatë e konsultimeve publike do të shërbejë për rritjen e gjithpërfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në këtë proces dhe gjithashtu për mbledhjen e propozim aktiviteteve konkrete, e që do të përfshiheshin në Planin Nacional të Veprimit të Republikës së Kosovës.

Drejtori Ekzekutiv i INPO-së Samir Reka pas një prezantimi të shkurtë të historikut të krijimit Partneritetit për Qeverisje të Hapur – PQH (për më shumë ju lutem referojuni historikut të PQH-së: http://www.ogpkosova.org/what-does-open-government-mean/), tha se ne si organizatë e kemi mbështetur këtë iniciativë. Ai tha se sot përmes këtij debati tentojmë të identifikojmë problemet me të cilat përballen qytetarët e Ferizajt dhe të Kosovës sa i përket qasjes në institucione publike. Gjithashtu, Samir Reka nga INPO theksojë se përpos identifikimit, ne do të mundohemi që të identifikojmë dhe propozojmë veprime e mekanizma që ju mendoi se do të ndryshonin gjendjen dhe do të përmirësonin funksionimin e institucioneve dhe do të përmirësonin shërbimet publike.

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL, prezantojë shkurtimisht hapat që janë ndërmarrë dhe që duhet ndërmerren nga Kosova me qëllim anëtarësimin e saj në Partneritetin për Qeverisje të Hapur. Ai tha se është themeluar Grupi Koordinues i cili është i përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve dhe përfaqësuesve të sektorit privat, i cili Grup ka për mision hartimin e Planit Nacional të Veprimit për Kosovën. Ai tha se Grupi Koordinues ka vendosur që Plani të fokusohet në 4 sfidat kryesore të parapara dhe sugjeruara nga PQH, gjegjësisht:Përmirësimi i shërbimeve publike, Rritja e integritetit publik, Menaxhimin e burimeve publike në mënyrë më efikase dhe Rritja e llogaridhënies korporatave.

Këshilltari i Kuvendit Komunal z. Faruk Guri tha se e meta kryesore sa i përket funksionimit të institucioneve publike ka qenë mungesa e transparencës dhe llogaridhënies ndër-institucionale dhe karshi publikut. Ai përmendi raste të ndryshme të rasteve të tilla dhe propozojë që për projekte madhore kapitale duhet të ketë transparencë sa i përket realizmit të atyre projekteve.

Albion Sherifi nga OJQ NA në Ferizaj tha se sa i përket veprimeve konkrete që duhet të përfshihen në Planin Nacional të Veprimit janë këto: përmirësimi i qasjes në dokumenta publike, avancimi i planeve për transparencë lokale, krijimi i databazës online nëpërmjet se cilës shpenzimet e komunës të publikohen në baza të rregullta javore dhe gjithashtu sa i përket angazhimit qytetarë në vendimmarrje institucionet e nivelit lokal duhet të realizojnë fushatë të identifikimit të nevojave të qytetarëve duke hartuar dokumente specifike sa i përket këtyre nevojave.

Samir Reka nga INPO gjatë debatit theksojë nevojën që të gjitha konkurset, listat e konkurruesve për pozita të caktuara, procesi i selektimit të tyre të jetë i hapur dhe transparent për publikun duke përfshi sistemin e arsimit, shëndetësisë dhe stafit civil nëpër institucione publike.

Visar Demiri këshilltar i Kuvendit Komunal theksojë nevojën e ngritjes profesionale të administratave të komunave me qëllim shfrytëzimin pastaj të teknologjisë për ofrimin e shërbimeve të ndryshme siç janë aplikimi për dokumente bazike në formë online.

Bashkim Fazliu këshilltarë i Kuvendit Komunal nga ana tjetër theksojë që rëndësinë e inovacionit, duke e konsideruar si prioritet që duhet të jetë në Planin Nacional të Veprimit.

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt z. Gafurr Ilazi theksojë nevojën e hartimit të listës e cila në mënyrë të qartë parasheh se cilat dokumente mund të jenë të qasshme për publikun dhe të gjitha dokumentet tjera që konsiderohen si dokumente të klasifikuara në mënyrë që të evitohet konfuzioni dhe efikasiteti i institucioneve në përgjigjen e kërkesave të ndryshme.

Galeria e aktivitetit

Public consultation on Open Government Partnership in Ferizaj MunicipalityPublic consultation on Open Government Partnership in Ferizaj Municipality2