Konkurs për Punë Praktike me pagesë

Lëvizja FOL hap thirrjen për tre (3) praktikantë, studentë të fakultetit Juridik apo të shkencave shoqërore (Gazetari, Shkenca Politike, Sociologji, dhe të ngjajshme), të nivelit Bachelor dhe Master.

Programi i praktikës është me pagesë dhe zgjat 3 muaj – 30 orë punë në javë, duke filluar nga data 15 Shkurt 2021. Praktikantët do të kryejnë detyra në kuadër të monitorimeve, mbledhje të të dhënave dhe raportime mbi sektorin e drejtësisë në Kosovë.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj si dhe një Letër Motivimi në gjuhën angleze në [email protected] jo më vonë se 25 Janar 2021. Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e lartëcekura do të ftohen për intervistë.

………

Ky program realizohet nga Lëvizja FOL në bashkëpunim me Internews Kosova dhe Debate Center, në kuadër të projektit “Sektori i drejtësisë – i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent në Kosovë – ACT-JS” të financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).