KONKURS PËR POZITËN E PUNËS: JURIST/E

Lëvizja FOL është organizatë jo-qeveritare e cila punon për qeverisje të mirë përmes transparencës dhe llogaridhënies, dhe qytetari aktive përmes edukimit.

FOL është duke kërkuar një jurist/e, që duhet të i ketë shkathtësitë dhe njohuritë vijuese:

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Aftësi të mira organizative, entuziast/e, i/e gatshëm/e të marrë përsipër përgjegjësi dhe udhëheqësi, i/e pavarur dhe i/e gatshëm/e të punojë në ekip
  • Shkathtësi të komunikimit, rrjet të gjerë të kontakteve me zyrtarë qeveritarë, me akterë të ndryshëm duke përfshirë OJQ-të dhe gazetarët, si dhe shkathtësi përfaqësimi
  • Monitorim të akterëve (prokurimit, gjyqësorit, më specifikisht seancave gjyqësore), dhe raste specifike
  • Mirëmban raportet me partnerët e organizatës si dhe donatorët
  • Është i/e gatshëm/e që të angazhohet në të gjitha punët tjera që lidhen me misionin dhe qëllimet e organizatës
  • Përpilon analiza, raporte, përpilim të politikave dhe deklarata që ndërlidhen me misionin dhe qëllimet e organizatës

 Përgatitja dhe aftësitë profesionale:

  • Edukim i lartë universitar (kandidatët/et me titullin Master kanë përparësi)
  • Aftësi të shkëlqyera në përgatitje të analizave, shkrim të projekteve, dhe raporteve
  • Njohuri të larta, në të shkruar dhe të folur, të gjuhës shqipe dhe angleze; njohuria e gjuhës serbe është përparësi
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të komunikimit
  • Njohuri të metodave kërkimore dhe shkathtësi hulumtimi
  • Gatishmëri për të vepruar nën presionin e kohës
  • Përkushtim për t’i kontribuar rrjetëzimit të organizatës

Dokumentet e nevojshme:

  • CV
  • Letër motivuese
  • Dëshmi të diplomave universitare

Mënyra e aplikimit:

Aplikacionet duhet të dërgohen në e-mail adresën [email protected], me subject line: Aplikim për pozitën e juristit/es, ose fizikisht në zyret e FOL-it. Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë.

Afati i aplikimit:

*Afati i fundit për aplikim është: 8 Nëntor 2016

Për më shumë informata lidhur me Lëvizjen FOL ju lutem vizitoni www.levizjafol.org