Investimet Publike në Arsimin e Lartë në Kosovë

Lëvizja FOL, ka organizuar sot tryezën me temën: ?Investimet Publike në Arsimin e Lartë në Kosovë?,  ku është trajtuar gjendja aktuale e fondeve publike në këtë sektor dhe mundësitë apo nevojat për ngritjen e tyre. Vlerësimet dhe vërejtjet e të pranishmëve do të inkorporohen në raportin për të njëjtën çështje i cili do të publikohet gjatë muajit shtator. Të ftuar në këtë tryezë ishin: Përfaqësues nga Ministria e Arsimit, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësues nga partitë politike, përfaqësues të institucioneve private të arsimit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe mediat.

Armend Mazrekaj nga Lëvizja FOL ka prezantuar një analizë të shkurtër rreth çështjes së ?Investimeve Publike në Arsimin e Lartë në Kosovë?.

Abdulla Alija, Drejtor i Departamentit për arsimin e lartë në Ministrin e Arsimit, deklaroj se deri më tani Ministria e Arsimit ka ngritur buxhetin e përgjithshëm për arsimin e lartë në rreth 4 milion euro. ?Hartimi i programeve akademike është në pajtueshmëri me nevojat e tregut. Stafit akademik i janë ngritur pagat, niveli i gjithëpërfshirës në arsimin e lartë ka pasur një rritje të dukshme në krahasim me vitet e kaluara. Aktualisht autonomia financiare dhe menaxheriale në arsimin e lartë është e plotë?. Sipas tij, gjithashtu është investuar në infrastrukturë, janë ndarë fonde për hulumtime shkencore dhe është arrit që të ketë diversitet të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. ?Aktualisht nga Banka Botërore është duke u bërë studimi i fizibilitetit mbi format e financimit në arsimin e lartë. Nga kjo presim gjetjen e një formule e cila në mënyrë të suksesshme do të zgjidh këtë problem?.

Aliaj tha se me Draft ligjin për Arsimin e Lartë fuqizohet autonomia financiare dhe menaxheriale e këtyre institucioneve ku MASHT do të ketë vetëm rol monitorues rreth disa çështjeve.

Jonuz Salihaj, (Kryetar i komisionit për Arsim në AKK), tha se Kosovës i duhet një plan ekonomik-strategjik,  ku si prioritet kryesor do të vije arsimi. ?Përqindja aktuale e investimeve në Arsimin e Lartë është e pamjaftueshme për ngritjen e cilësisë në arsim. Po ashtu duhet të ketë ngritje të përqindjes se GDP-së në përputhje me përqindjen e të rinjve në Kosovë?. Sfidë tjetër sipas Salihajt, është Universiteti i Mitrovicës Veriore, i cili merr fonde nga Qeveria e Kosovës.  Salihaj kërkoj krijimin e mekanizmave për vlerësimin e programeve të akredituara nga Agjencioni për Akreditim, gjithashtu sipas tij po ballafaqohemi me mos realizim të objektivave të planifikuara siç është rasti me Universitetin e Prizrenit cili është paraparë të jetë universitet regjional mirëpo këtë vit nuk ka asnjë student nga regjioni.  ?Autonomia e Universitetit të Prishtinës nuk është në gjendje ideale, senati i UP-së nuk po i zbaton vendimet e veta, dhe kjo lë hapësirë për dyshime për implikime politike?, tha ai.