Gjykata Themelore e Prishtinës për muajin e tretë me radhë prinë në publikimin e aktgjykimeve

Prishtinë, 24 mars 2020 – Lëvizja FOL dhe BIRN Kosova me mbështetjen e USAID-Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë prezantojnë të dhënat nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në të gjitha Gjykatat e Kosovës.  Përmes infografikave në vazhdim ju mund të shihni publikimin e të gjitha aktgjykimeve nga të gjitha gjykatat e Kosovës për muajin shkurt 2020.

 

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 shkurt – 29 shkurt 2020 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Në fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e gjykatave themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 2,110 aktgjykime, që i bie të jenë 19 aktgjykime më shumë se ato që FOL dhe BIRN kanë shënuar në bazën e të dhënave. Ky dallim vjen si rrjedhojë e publikimit të aktvendimeve si dhe aktgjykimeve të dublifikuara.

Edhe gjatë muajit shkurt është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes, kanë dalë në pension apo janë suspenduar. Këto mangësi janë vërejtur pas një verifikimi të detajuar nga BIRN dhe FOL.

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jodomosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.