home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login
Fole të vërtetën

Ballina  /  Deklaratat  /  Premtimet  /  Zyrtarët  /  Konferenca për shtyp  /  Mbi Projektin

Konferenca



FOL: Kryeministri i të pavërtetave


09/09/11

Prishtinë, 9 shtator - Kryeministri Hashim Thaçi prin me deklarata të pavërteta, kjo sipas vlerësimeve të “matësit të së vërtetës” të publikuar të premten nga Lëvizja FOL.

Në raportin e verifikimit të deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës, kryeministri Thaçi paraqitet me dy deklarata, të cilat FOL i vlerëson si të pavërteta.

“Deklarata: “Kontrabanda në pikat 1 dhe 31 është ndaluar 100 për qind. Kemi filluar për herë të parë të vëmë rend dhe ligj edhe në pjesën më të largët të territorit të Republikës së Kosovës”, është vlerësuar si e pavërtetë, me arsyetimin se Kryeministri i vendit ka thënë shumë herë pas aksionit të 25 korrikut, se me këtë aksion dhe vendosjen e KFOR-it ishte ndaluar 100 % kontrabanda në veri të vendit. “Por, në mbledhjen e datës 7 shtator (e mërkurë), Thaçi e demantoi vetveten duke thënë se po punohet për ndaljen e kontrabandës në veri. Gjithashtu, kryeministri demantoi veten edhe për doganierët në pikën 31 për të cilët tha se janë atje tash e një kohë. Në mbledhjen e së mërkurës kryeministri ka thënë se po punohet që të vendosen doganierët në pikat 1 dhe 31”.

Deklarata tjetër “Në drejtim të Qeverisë së Kosovës nuk ka ardhur asnjë letër, asnjë kërkesë. Por, në asnjë rrethanë nuk do të lejojë që Qeveria e Kosovës të interferojë në punët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pushtetet janë të ndara. Qeveria e Kosovës kryen me përgjegjësi të lartë vendimet e institucionit, organit që e ka zgjedhur, të Parlamentit të Kosovës”, po ashtu vlerësohet si e pavërtetë, me arsyetimin se kryeministri Thaçi ka ndërruar shumë shpejt mendim për çështjen e imunitetit, duke e demantuar vetveten brenda një kohë të shkurtër.

Ndërkohë, me nga një deklaratë të pavërtetë janë evidentuar ministri Bajram Rexhepi dhe Fernando Gentilini, përfaqësues Special i BE-së për Kosovën.

Rexhepi kishte deklaruar se “Ekziston një urdhër, që nëse qytetarët e Kosovës të nacionalitetit serb hasen me targa të cilat ka filluar t’i lëshojë Qeveria e Serbisë, ato duhet të konfiskohen. Ai urdhër është valid dhe ai urdhër nga ne do të implementohet edhe në të ardhmen”. Kjo deklaratë është vlerësuar si e pavërtetë, pasi sipas FOL, ministri i Brendshëm ka treguar sërish se është jokonsistent në qëndrimet e tj. Vetëm pak kohë pas kësaj deklarate, ai ndryshoi gjithçka duke thënë se kjo çështje do të zgjidhej me dialog.

Ndërkaq Gentilini kishte deklaruar se “Operacioni i kryer mbrëmë nga autoritetet e Kosovës nuk ishte i dobishëm”. Kjo deklaratë po ashtu është vlerësuar si e pasaktë, pasi Kjo deklaratë e njeriut të parë të BE-së në Kosovë bie në kundërshtim të hapur me atë që e promovon formalisht, EULEX-i, transmeton Indeksonline.

Deklarata tjetër e vlerësuar si e paqëndrueshme është ajo e Zv/kryeministrja dhe negociatorja e Kosovës, Edita Tahiri. Deklarata se “Zyrtarët serb të cilët qëndrojnë ilegalisht në Kosovë dhe që marrin pjesë në dhunë nuk mund të jenë bashkëbisedues”, është vlerësuar si e paqëndrueshme për fatin se Tahiri e ka thënë me shumë besim më se Borislav Stefanoviq nuk është i denjë për t’u ulur në një tavolinë bisedimesh me të.


4

  3.1 %


8

  6.2 %


0

  0 %


0

  0 %


5

  3.88 %


112

  86.82 %



Të gjitha premtimet >>



Mbi Fole të vërtetën

Lëvizja FOL që nga janari i 2010 ka filluar të monitoroj dhe verifikoj deklarata udhëheqësve shtetëror. FOL do të prezantoj për çdo javë “Matësin e së Vërtetës”, i cili do të raportoj për deklarata të vërteta dhe të pavërteta të udhëheqëse shtetërorë të bëra gjatë javës paraprake.