Forumi FOL Hapur me Ambasadorin e Britanisë në Kosovë z. Ian Cliff

Prishtinë, 10 dhjetor 2014. Lëvizja FOL, në kuadër të Forumit “FOL Hapur”, ka organizuar panel-diskutimin e radhës me Ambasadorin e Britanisë në Republikën e Kosovës, z. Ian Cliff, dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL falënderojë z. Cliff për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe perspektiven e saj evropiane. Ai tha se ne kemi ftuar z. Cliff në këtë forum për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve të 8 qershorit dhe tre çështjet më të rëndësishme sipas Ambasadorit Ian Cliff që Qeveria e Kosovës do të duhet ti ketë prioritet. Krijimi i Gjykata Speciale si sfida me e ndërlikuar e Qeverisë së re. Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe roli i Qeverisë Britanike, shembull angazhimi i Qeverise Britanike në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH si dhe procesin e MSA-së.

Ambasadori Cliff, falënderoi Lëvizjen FOL për ftesën dhe organizimin e këtij forumi. Ai tha se është lajm i mirë që më në fund pas gjashtë muajsh pritjesh dhe pa institucione, në këtë javë janë krijuar këto institucione. Sipas tij, Kosova gjatë kësaj periudhe ka stagnuar në adresimin e shumë sfidave që janë të lidhura me integrimin e Kosovës në BE, siç është procesi i MSA, dialogu, zhvillimi ekonomik dhe papunësia në Kosovë.

Gjithashtu, më duhet të theksojë se SHBA-të dhe vendet anëtare të BE-së në Kosovë ka qenë të qarta gjatë procesit të krijimit të institucioneve që nuk do të ketë zarfe nga këto vende për zgjidhjen e situatës politike sepse në këtë e kemi konsideruar si një çështje të brendshme të Kosovës. Si rezultat i kësaj ne kemi institucione të krijuara pa ndihmën e akterëve ndërkombëtarë në Kosovë. Në këtë kontekst Presidentja e vendit ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka treguar maturi institucionale kur ka kërkuar sqarime nga ana e Gjykatës Kushtetuese në fillim të procesit. Në përfundim të kësaj çështje e potencojmë se Qeveria Britanike do të mbështesë institucionet e Kosovës ashtu si edhe ne të kaluarën në rrugën e integrime evropiane dhe ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, ne e dimë se është sfida me e rëndësishme për Kosovën mirëpo jo e vetmja sfidë më të cilën duhet të ballafaqohen institucionet e vendit. Sa i përket kësaj çështje ne presim nga institucionet e vendit që të ndërmarrin hapa në mënyrë që krijimi i kësaj Gjykate të mos neglizhohet dhe të jetë pengesë për Kosovën. Sfidat më serioze për institucionet e posa krijuara është zhvillimi ekonomik, reformat në administratën publike dhe sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë.

Gjithashtu, ne presim që Kuvendi i Kosovës të tregojë përgjegjshmëri sidomos në përzgjedhjen e personave profesional në bordet e ndërmarrjeve publike, sepse e kemi parë në të kaluarën ka pasur persona të partive politike të instaluar në këto borde dhe kjo ka qenë njëra nga arsyet se pse ka dështuar për dy herë edhe privatizimi i PTK-së.

Ne si Qeveri Britanike dhe si anëtare e BE-së e kemi mbështetur Kosovën në procesin e integrimeve në BE-së dhe në shumë institucione e organizata tjera ndërkombëtare.  Kosova është në procesin e nënshkrimit të MSA-së me BE-në, mirëpo procesi i përgjithshëm i integrimeve në BE do të jetë shumë sfidues sidomos për shkak se pesë vende të BE-së ende se kanë njohur Kosovën. Ndërsa një shembull tjetër ku Qeveria dhe Ambasada Britanike në Kosovë se bashku me Lëvizjen FOL kanë punuar në anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Qeverisje të Hapur dhe jemi mjaft të kënaqur që Kosova tanimë ka një Plan Nacional i cili adreson çështjet që kanë të bëjnë më transparencën e institucioneve publike. Gjithashtu në fund me lejoni që të ju urojë në emër të Qeverisë Britanike për pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë, kjo është një arritje e madhe për sportin e Kosovës.

[av_video src=’https://www.youtube.com/watch?v=PWgh8rBAAg0′ format=’4-3′ width=’16’ height=’9′]

Fotografi Ian Cliff (2)