FOL nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 30 janar 2017 – Lëvizja FOL sot nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ky memorandum ka për qëllim bashkëpunimin reciprok në mes Lëvizjes FOL dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për monitorimin e zbatimit të ligjit në gjykimet e rasteve anti-korrupsion, zbatimin e strategjisë anti-korrupsion dhe keqpërdorime në shpenzimin e parasë publike. FOL do t’i ofrojë bashkëpunim profesional KGJK-së për arritjen e qëllimeve të përbashkëta për interesin e gjyqësorit dhe publikut.

Ky memorandum është aktivitet nga projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)