FOL në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor prezanton Portalin e Prokurimit të Hapur dhe Transparent

Beograd 4-5 prill 2019 – Lëvizja FOL do të prezantojë Portalin e Prokurimit të Hapur dhe Transparent për të treguar përdorimin e teknologjisë në luftimin e korrupsionit. Ky prezantim do të bëhet në kuadër të panelit: Beyond Digital Procurement: Open Contracting.

Samiti Dixhital i Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet me 4 dhe 5 prill në Beograd ka mbledhur rreth 3000 pjesëmarrës me përfaqësues të shteteve të rajonit, organizata joqeveritare dhe kompani që punojnë në fushën e teknologjisë.