FOL kërkon transparencë për projektin e autostradës Morinë-Merdare

Komuna e Prizrenit, 24 Korrik 2010 – Lëvizja FOL sot organizoj një marsh në fshatrat e komunës së Prizrenit, Vermicë, Zhur dhe Shpinadi, që janë të përfshira në trasenë e autostradës Morinë-Merdare. Gjatë vizitës në këto vendbanime përfaqësuesit e Lëvizjes FOL deklaruan mbështetjen për projektin e ndërtimit të autostradës, një mbështetje që u konfirmua edhe nga banorët e fshatrave. Megjithatë, Lëvizja FOL protestoi për mungesën e transparencës në këtë projekt, duke filluar nga kontrata e Qeverisë me kompaninë Bechtel and Enka.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL, gjatë një prononcimi për medie deklaroi se megjithëse ndërtimi i autostradës mbështet nga të gjithë, prapë se prapë ka mungesë serioze të transparencës financiare dhe ekzekutive në zbatimin e projektit duke shtuar se ?Lëvizja FOL që nga muaji Janar i këtij viti është duke monitoruar investimet dhe projektet në infrastrukturën rrugore në Kosovë, me theks të veçantë projektin e autostradës Morinë-Merdare. Ne kërkojmë që sa më parë të bëhet publike kontrata e Qeverisë me Bechtel and Enka si dhe kërkojmë transparencën e kritereve të shpronësimit. Një kërkesë e tillë tani është deponuar zyrtarisht nga Shoqëria Civile në adresë të MTPT?.

Përfaqësuesi i fshatit Vërmicë z. Fehmi Fanaj, kërkoj nga Qeveria e vendit që të mbajë premtimet e dhëna banorëve për kompensimin e pronave si dhe kërkoji nga qeveria të hap një zyre për komunikim me banorët e fshatrave në afërsi të zonës.

Gjatë vizitës në fshatin Shpinadi përfaqësuesi i fshatit z. Simon Veseli, përderisa shprehi mbështetjen për projektin e ndërtimit të autostradës, kritikoj procesin e shpronësimit duke kërkuar më shumë komunikim dhe konsultime me banorët e fshatit. Në Shpinadi u kërkua shtyrja e afatit për ankesa në
Gjykatën Supreme sa i përket vendimeve për shpronësim.

Lëvizja FOL nga fshati Shpinadi nëpërmes balonave lëshojë 7 kërkesa drejtuar Qeverisë sa i përket projektit të ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare të cilat janë:

1. Bërjen publike të kontratës së nënshkruar për ndërtimin e autostradës Morinë?Merdare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konsorciumit Bechtel&Enka Joint Venture.
2. Bërjen publike të tërë procesit të tenderimit dhe të dokumentacionit që tregon arsyet e përzgjedhjes së konsorciumit Bechtel&Enka Joint Venture për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare.
3. Zhvillim të debateve parlamentare dhe angazhim me të madh nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për monitorim dhe kërkim të llogaridhënies për këtë projekt.
4. Bërjen publike të projekt buxhetit dhe kostos përfundimtare për ndërtimin e autostradës Morinë?Merdare.
5. Bërjen publike të kohëzgjatjes së planifikuar për ndërtimin e autostradës.
6. Bërjen publike të procedurave të shpronësimit, procesit të vlerësimit dhe vendimet për shpronësim të pronave.
7. Inicim dhe rritje të bashkëpunimit në mes Qeverisë së Kosovës, Presidencës, Kuvendit të Kosovës, shoqërisë civile, mediave, grupeve të interesit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për projektin e autostradës.

Për më shumë informacion sa i përket projektit ?Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në investimet publike në infrastrukturën rrugore? i cili mbështetet nga USAID dhe ISC përmes Grantit për Partnerët e Avokimit Kombëtar