“FOL Hapur” me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, z Bajram Mulaku

Stanoc i Epërm, 24 Maj 2016 – Lëvizja FOL, me mbështetjen e Charles Stewart Mott Foundation, vazhdon debatet e formatit “FOL Hapur” me kryetarët e komunave. Ky diskutim u mbajt në fshatin Stanoc i Epërm në komunën e Vushtrrisë.

Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL ka prezantuar të gjeturat e hulumtimit Lëvizja FOL për investimet kapitale në Vushtrri për këto dy vitet e fundit, në katër fshatra të mëdha në Vushtrri me popullsinë më të madhe, si dhe kërkesat e qytetarëve për investime. Sipas tij, pjesë e këtij hulumtimi ishin: Maxhunaj, Dobërllukë, Stanoc i Epërm dhe Stanoc i Poshtëm; dhe se këto kërkesa do të dërgohen në komunë për mundësinë e investimeve, pas rishikimit të buxhetit aktual dhe buxhetin për vitin e ardhshëm.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, prezantoi investimet e komunës dhe premtoi se pas rishikimit të buxhetit aktual dhe me buxhetin e vitit të ardhshëm, do të ketë më shumë mundësi për investime.