FOL dhe Produksioni “Mebius Film” nga Sarajeva realizojnë dokumentarin me të rinj “Perspektiva”

 

Prishtinë, 11 maj 2017 – Lëvizja FOL së bashku me Produksionin “Mebius Film” nga Sarajeva, kanë organizuar dokumentarin për të rinj “Perspektiva”, i cili përgjatë tri ditëve është mbajtur në hapësirat e Lëvizjes FOL.

Në këtë dokumentar të rinjtë pjesëmarrës kanë diskutuar për perspektivën rinore ndaj çështjeve që i prekin ata çdo ditë, si jeta studentore, vlerat sociale si dhe tema tjera si promovimi i dialogut dhe komunikimi mes komuniteteve në Kosovë.

Në këtë dokumentar kanë qenë të angazhuar rreth 50 të rinj, të gjithë studentë nga universitetet publike dhe private të Kosovës.

Dokumentari “Perspektiva” është xhiruar për herë të parë në Kosovë, përderisa ky dokumentar është xhiruar edhe në Kroaci, Maqedoni, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.
Qëllimi i këtij dokumentari është që të dëgjohet zëri i të rinjve dhe t’u jepet hapësirë për të shprehur mendimet e tyre dhe temave të ndryshme.