FOL: Abuzimet me tender, dëmtojnë paranë publike

Prishtinë, 22 mars 2012 – Lëvizja FOL ka mbajtur tryezën “Abuzimi me autoritetin publik në fushën e prokurimit”, ku janë diskutuar aspektet e shpërdorimit të detyrës zyrtare në fushën e prokurimit publik nga zyrtarë të prokurimit, autoritetet kontraktuese, operatorë ekonomikë dhe institucione të tjera. Për të diskutuar këtë temë në panel ishin Abdyl Limani, ekspert në Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Admir Salihu, monitorues i prokurimit në Lëvizjen FOL, ndërkaq përkundër konfirmimit se do të jetë pjesëmarrës, mungoj Arian Zeka përfaqësues i Odës Amerikane në Kosovë.

Në këtë debat u vu në pah moskoordinimi i institucioneve për të rregulluar aspekte të ndryshme të Prokurimit duke përmendur edhe raste kur OSHP dhe KRPP nuk kanë dhënë mendime të njëjta dhe zyrtarë të prokurimit kanë mbetur peng interpretimeve dhe gjobave.
Pjesëmarrësit gjithashtu kanë përmendur edhe ndryshimet e fundit në Ligjin e Prokurimit të cilat ende nuk kanë rregulluar mirë disa aspekte të prokurimit duke lënë ende të parregulluar mirë çështjen e çmimeve jo-normalisht të ulëta në tenderim apo edhe atyre çmimeve tepër të larta, që si pasojë e kësaj operatorët ekonomik ofrojnë abuzojnë me çmime.

Admir Salihu, monitorues në Lëvizjen FOL tha se FOL që nga marsi 2011, FOL ka monitoruar dhe mbikëqyrur rreth 40 tender duke filluar nga procedura e hapjes së tenderit, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve deri te dhënia e kontratës. Po ashtu kemi marrë pjesë në më shumë se 20 ri-tenderime dhe ri-vlerësime”. Lëvizja FOL ka raportuar lidhur me parregullësit ligjore dhe administrative në bazë të së cilave disa herë ka pasur edhe ndikime të drejtpërdrejta për tu rishikuar apo anuluar në tërësi këto parregullsi. “Ekzistojnë 14 raportime për tenderët për të cilat FOL ka konstatuar se ka pasur probleme serioze, nga të cilat tri janë anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, për tri të tjera jemi marrë garanci nga zyra e prokurimit se dyshimet tona janë shqyrtuar me kujdes dhe janë evituar dhe për dy tender të tjerë Lëvizja FOL ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë ti procedoj në Prokurori për dyshimin e bazuar se operatorët ekonomik kanë kryer vepra penale, mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe legalizim i të pavërtetës nga të cilat vetëm një sekretari i përhershëm i Ministrisë së Drejtësisë përmes e-mail-it ia ka dërguar raportin ton edhe Prokurorit të Shtetit”.

Ndërkaq, Abdyl Limani, ekspert në Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik(KRPP) tha se KRPP në kuadër të kompetencave që kemi, ne ju ofrojmë opinione autoriteteve kontraktuese dhe operatoreve ekonomik, përgatisim dhe shpërndajmë fletushka për zbatimin dhe interpretimi e dispozitave ligjore. KRPP në kuadër të saj ka departamentin e Rregullave, Monitorimit, IT dhe Trajnimeve. Në kuadër të departamentit të Rregullave është formuar tryeza këshilluese apo ndihmëse në të cilën çdo person i interesuar ka adresën dhe në çdo kohe mund të kërkoj ndihmë, këshillë dhe interpretim”, tha Limani. Sipas tij, në këtë institucion për çdo ditë pranojmë thirrje të shumta për ndihmë dhe këshilla. “Aktualisht janë disa raste që janë në hetuesi dhe monitorim. Shkeljet me tipike janë përgatitja gabim e dokumenteve të tenderit nga zyrtarët e prokurimit, anulimi i tenderëve pa bazë ligjore, specifikimi i kritereve të pa matshme dhe diskriminuese, mosrespektimi i kontratës dhe përcaktimi i kritereve të cilat favorizojnë një grup të operatoreve publik dhe diskriminojnë të tjerët, deklaroj Limani. Sipas tij Autoritetet Kontraktuese kanë mundësi të lëshojnë referenca negative për Operatorët Ekonomik që nuk përmbushin kontratat ashtu si duhet, kjo do t”u ndihmoj edhe Autoriteteve tjera Kontraktuese të mos i përzgjedhin ata Operator Ekonomik.

Bedri Bahtiri, Sekretar Permanent në MD tha se Transparenca më e madhe në Zyrat e Prokurimit ndikon në uljen e keqpërdorimeve. Gjithashtu duhet të punohet edhe në arsimimin e kuadrove për në fushën e prokurimit, duke dhënë mundësinë çdokujt të profesionalizohet. Më tej z. Bahtiri shtoi se është e rëndësishme që Agjencioni Qendror i Prokurimit të merr përsipër prokurimin e shërbimeve të ngjashme të institucioneve të ndryshme siç janë furnizimi me derivate të naftës dhe shërbime të tjera, të cilat do të ulnin koston e shpenzimeve të disave nga institucioneve.