EULEX-i reagon pas kritikave të FOL-it

Misionit evropian i janë dashur disa orë të reagoj pas konferncës për shtyp të lëvizjes FOL, e cila kritikoi punën e EULEX-it në Kosovë. Në një komunikatë për media, thuhet se EULEX-i mirëpret debatet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në këto çështje, por është mjaft punë në Kosovë.

?Megjithatë, EULEX-i dëshiron të thekson se e merr shumë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Që nga themelimi i misionit, gjyqtarët e EULEX-it kanë marrë rreth 160 vendime, duke përfshirë 13 vendime për raste të korrupsionit dhe 4 vendime për raste të krimit të organizuar. Prokurorët e EULEX-it po hetojnë 91 raste të korrupsionit dhe 55 raste të krimit të organizuar. Për më tepër, së bashku me institucionet e Kosovës, është themeluar Task Forca Kundër Korrupsion me qëllim të hetimit të rasteve të profilit të lartë. Duhet të merret parasysh që për të hetuar rastet në mënyrë të duhur nevojitet kohë?, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se ?EULEX-i, si mision i Bashkimit Evropian për sundimin të ligjit, raporton rregullisht tek institucionet si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian për punën në Kosovë, dhe gëzon mbështetje të plotë nga BE-ja?. Lëvizja FOL kritikoi gjatë ditës misionin për mospunë dhe luftën kundër korrupsionit e ka retorik dhe asgjë tjetër. /indeksonline/