ESE KUNDËR KORRUPSIONIT

Prishtinë, 10 Tetor 2016 – Lëvizja FOL në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze në Prishtinë dhe UNDP janë duke implementuar projektin “Qendra për Edukim dhe Antikorrupsion” (AEC). Projekti synon të ofrojë një hapësirë studimi dhe mësimi për të rinjtë e interesuar për vetë-edukim në luftimin e korrupsionit dhe për t’u bërë agjent të ndryshimit.

TEMA

Ftohen studentët të shkruajnë Ese që do të identifikojë problemin që ka Kosova me korrupsionin. Eseja duhet të adresojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:
• Pse është Kosova e radhitur kaq lartë në barometrin e Transparency International për korrupsion?
• Pse është përceptimi kaq i lartë për korrupsionin tek qytetarët?
• A është e duhur qasja e tanishme e institucioneve në luftën kundër korrupsionit?
• Çfarë dëme po shkakton korrupsioni dhe kush pëson më së shumti nga korrupsioni i lartë?
• Cili është roli i shoqërisë dhe i akterëve të ndryshëm shoqëror?

Kriteret për Aplikim

Studentët e moshës 19-26 nga Universiteti publik dhe ato private. Aplikantët duhet të dorëzojnë një kopje të letërnjoftimit së bashku me Esenë e dorëzuar.

Kriteret për Ese

Microsoft Word, 1500 Fjalë, Time New Roman, Space 1.5, APA/Chicago Citation Style. Eseja mund të shkruhet në Shqip apo Anglisht. Eseja duhet të jetë autentike dhe nuk lejohet plagjiaturë.

Çmimet

Do të jenë tre çmime. Vendi i parë 150 Euro. Vendi i dytë dhe i tretë nga 50 Euro.

Dorëzimi dhe Afati.

Dërgoni Esenë në adresën [email protected]. Afati i fundit për dorëzim është 30 Tetor 2016.

Mundësuar nga: UNDP dhe Ambasada Holandeze në Prishtinë.

ese-korrigjume