Bashkëbisedim me Auditorin e Përgjithshëm z.Besnik Osmani

Prishtinë 26 Prill 2017 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot bashkëbisedimin me z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm. Studentë nga Universitetet Publike dhe Private patën mundësinë të bashkëbisedojnë me z. Osmani rreth punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit në përgjithësi, rreth auditimit të brendshëm të komunave por edhe të institucioneve tjera, dhe sa merren parasysh vërejtjet e Auditorit të përgjithshëm nga këto institucione.

Ligjërata është mbajtur në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion (AEC) në Lëvizjen FOL. Ligjërata të tilla informuese do të mbahen edhe në të ardhmen nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme.