Bashkëbisedim me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, z.Albert Zogaj

Prishtinë, 20 Tetor 2017 – Lëvizja FOL ka mbajtur sot bashkëbisedimin me gjyqtarin e Departamentit të Përgjithshëm-Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit, z. Albert Zogaj.

Gjatë kësaj ligjërate u diskutua për mekanizmat e integritetit të sistemit të drejtësisë si dhe Kodin e Etikës së gjyqtarve, në veçanti u fol për Gjykatën e Apelit.

Ligjërata është mbajtur në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion (AEC) në Lëvizjen FOL, ku audiencë e kësaj ligjërate ishin studentë nga Universitete Publike dhe Private.

Lëvizja FOL ka filluar serinë e ligjëratave/bashkëbisedimeve me Gjykatës dhe Prokurorë të ndryshëm.

 

Ky bashkëbisedim u përkrah nga Ambasada Holandeze në Prishtinë në kuadër të projektit “Promovimi i Integritetit ne Sektorin Gjyqësor”.