ANTI-SLAPP

Paditë SLAPP në Kosovë

SLAPP = Strategic Lawsuit Against Public Participation
Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike

Paditë SLAPP janë padi që prima facie vërehen se nuk janë të bazuara në fakte
dhe se do të jenë të pasuksesshme në gjykatë. Përmes tyre, paditësi nuk synon
të fitojë rastin, por ka për qëllim që të frikësojë dhe dekurajojë gazetarët apo
aktivistët nga raportimi i mëtejmë i çështjeve me interes publik duke i detyruar
ata të kalojnë nëpër procese të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore.

Këto padi konsiderohen dhe duhet të trajtohen si abuzim i legjislacionit kundër
shpifjes nga njerëzit dhe korporatat e fuqishme për të heshtur gazetarët,
mediat, organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët.

Vitet e fundit është paraqitur një trend negativ i përdorimit të padive për shpifje
ose letrave dhe paralajmërimeve kërcënuese nga avokatët me qëllim të
frikësimit dhe pengimit të pjesëmarrjes në diskutime publike të gazetarëve,
aktivistëve, organizatave, akademikëve etj. Politikanët dhe biznesmenët e
fuqishëm, nëpërmjet padive që nuk kanë bazë dhe shans për sukses, kërkojnë
nga gazetarët, mediat dhe aktivistët qindra mijëra e deri në miliona euro
dëmshpërblime në emër të “cenimit të reputacionit”. Paditë e tilla njihen si Padi
Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (Strategic Lawsuits Against Public
Participation – SLAPP) të cilat tashmë kanë filluar të praktikohen edhe në
Kosovë.

Duke parë trendin në rritje të përdorimit të padive SLAPP, përpjekjet e
institucioneve ndërkombëtare për të luftuar këto padi janë intensifikuar vitet e
fundit. Më 8 qershor 2020, 119 organizata ndërkombëtare, duke përfshirë edhe
Qendrën Evropiane për Lirinë e Mediave dhe të Shtypit “Article 19”, Komitetin për
Mbrojtjen e Gazetarëve, etj, kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që të propozojë
ndryshime ligjore për luftimin e padive SLAPP. Për më tepër, është kërkuar që
në nivel të Bashkimit Evropian të draftohet një direktivë kundër padive SLAPP.

Këtyre përpjekjeve u janë bashkuar deputetë të Parlamentit të Evropës,
përfshirë raportuesen për Kosovë Viola Von Cramon, të cilët kërkojnë veprime
konkrete nga ana e Komisionit Evropian për të luftuar paditë e tilla. Akterët
relevantë në Kosovë duhet të bëhen pjesë e diskutimeve aktuale në këtë fushë,
në mënyrë që të sigurohen që paditë SLAPP të mos përdoren për të kufizuar të
drejtën e lirisë së shprehjes së gazetarëve dhe aktivistëve.

Padia SLAPP për aktivisitin Adriatik Gacaferi

Padia e Kelkos-it ndaj aktivistit Adriatik Gacaferi

Padi per shpifje Kelkos v. Adriatik Gacaferi

Përgjigjja në padi

Përgjigje në Padi-Adriatik Gacaferri

Padia SLAPP për aktivisiten Shpresa Loshaj

Padia e Kelkos-it ndaj aktivistes Shpresa Loshaj

Padia e Kelkos ndaj Shpresa Loshaj

Përgjigjja në padi

Përgjigjje në padi – Shpresa Loshaj

Padia SLAPP për aktivisitin Agron Demi

Padia e RTK-së ndaj aktivistit Agron Demi

Padia e RTK ndaj Agron Demit

 

Përgjigjja në padi
Pergjigjie ne padi Agron Demi

Tërheqja e RTK-së nga Padia

2022-03-07-Agron Demi

Lëvizja FOL përmes rrjetëzimit të saj do të ofroj mbështetje për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët mund të jenë të paditur me padi SLAPP.

FOL do të avokoj në sensibilizimin e këtyre rasteve dhe gjithashtu do të monitoroj seancat gjyqësore ndaj këtyre rasteve.

  1. Avokimi dhe mbështetja e Shoqërisë Civile për rastin e Adriatik Gacaferit:

Letra mbështetëse e Shoqërisë Civile në Kosovë për Adriatik Gacaferin

Letër mbështetëse për aktivistët Adriatik Gacaferri dhe Shpresa Loshaj

Konferencë për media gjatë dorëzimit të përgjigjes në padi

 

2. Avokimi dhe mbështetja e Shoqërisë Civile për rastin e aktivistes Shpresa Loshaj

Letër mbështetëse për aktivisten Shpresa Loshaj

Konferencë për media gjatë dorëzimit të përgjigjes në padi

Kelkos tërhiqet nga paditë ndaj aktivistëve Shpresa Loshaj dhe Adriatik Gacaferri

3.  Avokimi dhe mbështetja e Shoqërisë Civile për rastin e aktivistit Agron Demi

Letër mbështetëse për aktivistin Agron Demi

FOL përmes rrjetit të organizuar të avokatëve dhe juristëve, ofron dhe koordinon mbështetjen ligjore për çështje që lidhen me fjalën e lirë, për individët dhe organizatat që punojnë në të mirën e përgjithshme.

Këta janë avokatët e angazhuar në mënyrë pro-bono në mbrojtje të fjalës së lirë dhe do të ndihmojnë ligjërisht në paditë SLAPP. Lista e tyre do të përditësohet vazhdimisht.

Flutura Kusari

Rina Kika

Kujtim Kerveshi

Kushtrim Palushi

Korab Sejdiu

Admir Salihu