home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login
Qeverisja

Pyetje të shpeshta

e premte , 14 janar 2011

Avokati i Popullit

Pyetje të shpeshta lidhur me funksionet e institucionit “Avokati i Popullit”. Çka reprezenton Institucioni i Avokatit i Popullit Është institucion I cili ka për detyrë ti mbrojë të drejtat e njeriut, ti marrë në shqyrtim të gjitha rastet e shkeljes së tyre nga institucionet e Kosovës dhe keqpërdorimin e pushtetit…


e enjte , 13 janar 2011

Ndihma juridike

Pyetje të shpeshta lidhur me funksionet e institucionit “Ndihma Juridike”.


e mërkurë , 12 janar 2011

Këshilli i pavarur mbikqyrës për shërbim civil të Kosovës

Pyetje të shpeshta lidhur me funksionet e institucionit “Këshilli i pavarur mbikqyrës për shërbim civil të Kosovës”.


e martë , 11 janar 2011

Agjencia kundër korrupcionit

Pyetje të shpeshta lidhur me funksionet e institucionit “Agjencia kundër korrupcionit”.




Mbi Projektin D3-KAAP

Njëra nga arsyet kryesore të këtij pasiviteti qytetar është mungesa e funksionalitetit të plotë të të gjithë mekanizmave të zbatimit të ligjit, në këtë kontekst, përkatësisht të mekanizmave për kërkim të llogaridhënies si mënyrë e parandalimit dhe luftimit të abuzimit të autoritetit publik.

Ndonëse ekzistojnë institucionet dhe akterët përkatës për të vënë në zbatim këto mekanizma, duket se mungon një qasje proaktive në përfshirjen e opinionit publik dhe të qytetarëve në një dialog që do të kishte për qëllim sqarimin e funksionimit të këtyre mekanizmave, si dhe përgjegjësitë e të gjithë akterëve, qoftë të institucioneve publike dhe akterëve jashtë-qeveritarë, për parandalimin dhe adresimin e rasteve të abuzimit të autoritetit publik.

Projekti D3-KAAP synon të ndihmoj në zhvillimin e një dialogu cilësor ndërmjet institucionit të Avokatit të Popullit (Ombudspersonit) me Parlamentin e Kosovës si dhe me Shoqërinë Civile duke lehtësuar dhe krijuar kanale të komunikimit ndërmjet tyre.



Ky dialog është i nevojshëm për të parandaluar rastet me abuzim të autoritetit publik që nënkuptojnë sjellje devijuese, korruptuese dhe shkelje të të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore të Kosovës, zyrtaret publik dhe zyrtarët e zgjedhur. Për shkak të nivelit të ulët të besueshmërisë në institucione nga ana e qytetareve shumë shkelje të të drejtave të tyre nuk raportohen ose ato që raportohen nga avokati i popullit nuk merren parasysh nga organet e tjera relevante shtetërore si Komisionet Parlamentare dhe Gjyqësori. Ne do të identifikojmë partnerët dhe akterët në fushën e të drejtave të njeriut duke organizuar takime konsultimi dhe diskutimi rrethe çështjeve relevante për parandalimin dhe adresimin e abuzimit të pushtetit publik.

Ne do të vendosim kontakte dhe do të ketë takime të vazhdueshme me Avokatin e Popullit, Komisionet Parlamentare si dhe me institucione lokale komunale, me ç’rast do t’u shpjegohet koncepti i këtij projektit dhe do të ofrohet ndihma jonë për të mbështetur realizimin e takimeve me qytetar.

Do të zhvillohen takime të vazhdueshme me Institucionin e Avokatit të Popullit, përfshirë zyrat e tij Rajonale me qëllim të diskutimit të qasjes dhe procedurave në bazë të të cilave ky institucion funksionon në përmbushjen e mandatit të tij për adresimin e abuzimit të autoritetit publik.

Ne do të realizojmë një fushatë multimediale për të promovuar institucionin e avokatit të popullit dhe për ta ofruar këtë institucion me qytetarin. Në këtë aspekt ne do të inkurajojmë qytetarët të raportojnë rastet me shkeljet e të drejtave të tyre, përderisa ne do të bëjmë fushate edhe për promovimin e raportit vjetor të Avokatit të Popullit. Do të realizohen emisione speciale në televizionet lokale me Avokatin e Popullit si dhe do të transmetohen reklama në këto televizione për procedurat e raportimit të rasteve në Avokatine Popullit. Një fazë tjetër e reklamave në televizione lokale do të promovoj të gjeturat e raportit vjetor të avokatit të popullit.

Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet gjetjeve të raporteve të Avokatit të Popullit (Raportet Vjetore, ato për raste të veçanta dhe Raportet Speciale) si dhe kërkesave ligjore dhe asaj se si ky institucion parasheh adresimin e këtyre gjetjeve nga organet e tjera relevante (Kuvendi i Kosovës, por edhe institucionet gjyqësore dhe ato ekzekutive në të dyja nivelet). Ne do të monitorojmë përgjigjet që institucionet përkatëse do të japin raportit të Avokatit të Popullit dhe do të realizojmë analiza të këtyre përgjigjeve duke bërë edhe reagime publike në rastet kur institucionet përkatëse injorojnë të gjeturat e raportit të Avokatit të Popullit.

Me qëllim të identifikimit të çështjeve dhe rasteve specifike të abuzimit të autoritetit publik dhe institucioneve kompetente për parandalimin dhe adresimin e tyre ne do të publikojmë një raport të përgjithshëm ku këto gjetje dhe rekomandime do të shpërndahet tek institucionet më të larta shtetërore të vendit, përfshirë edhe Presidentin e vendit.



Do të mblidhen informatat nga takimet që do të realizojmë dhe nga debatet dhe tryezat e rrumbullakëta për të krijuar një baze të dhënash me institucionet që merren me çështjen e abuzimit të autoritetit publik dhe format që këto institucione mund të ndihmojnë qytetarin. Kjo bazë e të dhënave do të publikohet në formë të ueb sajtit.

Do të mbahen tryeza të rrumbullakëta në shtatë qendra rajonale të vendit, në të cilat do të ftohen përfaqësuesit e strukturave lokale të qeverisjes, qytetar, gazetar dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Këto debate do të strukturoren në atë mënyrë që t’i mundësojnë secilit prej akterëve që të prezantojë kornizën ligjore në fuqi rreth mbrojtjes së qytetareve nga abuzimi me autoritetin publik. Pjesa më e madhe e kohës do të vihet në dispozicion të seancave pyetje-përgjigje me akterë të shoqërisë civile, mediave dhe nga vetë qytetarët e interesuar. Këto debate planifikohet të mbulohen nga mediat përkatëse lokale.

Donator: KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).