home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login
Qeverisja

Institucionet

Agjencia kundër korrupcionit



Agjencia Kundër Korrupcionit
Te gjithe personat te cilet kane informacion mbi rastet korruptive ose jane ndeshur apo ndeshen vazhdimisht me abuzime korruptive ne jeten e tyre te përditshme, kontaktoni Agjencine Kunder Korrupsionit.Të gjitha mënyrat e raportimit janë të besueshme dhe konfidenciale: 

Kontaktoni me telefon ne 044 082 82 (thirrjet pa pagese dhe konfidenciale), per cdo rast te korrupsionit te cilin deshironi ta raportoni. Te gjitha telefonatat e bera ne kete numer dhe informacioni i marre prej tyre, sherben vetem si e dhene ne Agjenci. Sherbimi i thirrjeve pa pagese funksion prej ores 08:00 deri ne oren 16:00.

Kontaktoni personalisht ne adresen:

Agjencia Kundër Korrupsionit

Rruga “Nazim Gafurri”, Nr. 31
Prishtine, Kosove.



Ju mund te paraqiteni personalisht per te raportuar mbi rastin/rastet qe keni per te hasur.  Ne momentin qe ju paraqiteni prane Agjencisë, raportimi juaj do te regjistrohet nga punonjësit e AKK-se te cilet do tju tregojne dhe hapat e metejshem qe do te ndiqen. Gjithashtu ju mund te raportoni rastet ne Agjenci permes letrave te dërguara me poste ne adresen e mesiperme. Nëse në letren tuaj, ju vendosni dhe kontaktet tuaja, atehere ju do te kontaktoheni nga punonjësit e Agjencisë per t’iu njohur me hapat e metejshem.



Kontaktoni me ane te postes elektronike ne:
www.akk-ks.org
.(JavaScript must be enabled to view this email address)



Raportimi juaj mund te kryhet me ane te postes elektronike permes faqes se internetit te Agjensionit ne seksionin “raportimi i korrupsionit online”. Raportimi/et e dërguara me ate te postes elektronike sherbejne vetem si e dhene informative per Agjencinë kundër Korrupsionit.



Nese ju se bashku me raportimin do te dergoni dhe kontaktet tuaja atehere punonjësit e Agjencisë do t’iu kontaktojne menjehere dhe do t’iu bejne te ditur hapat e metejshem, ndersa te dhenat tuaja do te ruhen ne menyre konfidenciale.


Pwr mw shumw informata vizitoni faqen e internetit:
www.akk-ks.org




Avokati i Popullit

Është një institucion i pavarur me mandat të trajtimit të shkeljes së Drejtave të Njeriut dhe keqperdorimit të autoritetit nga Institucionet publike të Kosovës. Institucioni i Avokatit tw Popullit bënë hetime, lëshon raporte dhe siguron shërbime ligjore dhe avokim publik. Institucioni pranon dhe heton ankesat e çdo kujt në Kosovë,…


Ndihma juridike

Ofron ndihmë juridike falas për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me gjendje të vështirë ekonomike, të cilët i plotësojnë kriteret nga Rregullorja e UNMIK-ut 2006/36 për Ndihmë Juridike, sidomos grupeve të ndieshme. Objektiva e ndihmës juridike falas është qasja e barabart në drjtësi për qytetarët të cilëve për…


Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbim Civil të Kosovës

KPMK është një adresë për shqyrtimin e ankesave, të parashtruara nga shërbyesit civil dhe aplikuesit, për punë në Shërbimin Civil të Kosovës, kundër vendimeve të Autoritetit Punëdhënës, lidhur me respektimin e Organeve të Punësimit, si; shkelje të Kontratës, të drejtave të punëtorëve apo shkelje të Konkursit gjatë procedurav të aplikimit…




Mbi Projektin D3-KAAP

Njëra nga arsyet kryesore të këtij pasiviteti qytetar është mungesa e funksionalitetit të plotë të të gjithë mekanizmave të zbatimit të ligjit, në këtë kontekst, përkatësisht të mekanizmave për kërkim të llogaridhënies si mënyrë e parandalimit dhe luftimit të abuzimit të autoritetit publik.

Ndonëse ekzistojnë institucionet dhe akterët përkatës për të vënë në zbatim këto mekanizma, duket se mungon një qasje proaktive në përfshirjen e opinionit publik dhe të qytetarëve në një dialog që do të kishte për qëllim sqarimin e funksionimit të këtyre mekanizmave, si dhe përgjegjësitë e të gjithë akterëve, qoftë të institucioneve publike dhe akterëve jashtë-qeveritarë, për parandalimin dhe adresimin e rasteve të abuzimit të autoritetit publik.

Projekti D3-KAAP synon të ndihmoj në zhvillimin e një dialogu cilësor ndërmjet institucionit të Avokatit të Popullit (Ombudspersonit) me Parlamentin e Kosovës si dhe me Shoqërinë Civile duke lehtësuar dhe krijuar kanale të komunikimit ndërmjet tyre.



Ky dialog është i nevojshëm për të parandaluar rastet me abuzim të autoritetit publik që nënkuptojnë sjellje devijuese, korruptuese dhe shkelje të të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore të Kosovës, zyrtaret publik dhe zyrtarët e zgjedhur. Për shkak të nivelit të ulët të besueshmërisë në institucione nga ana e qytetareve shumë shkelje të të drejtave të tyre nuk raportohen ose ato që raportohen nga avokati i popullit nuk merren parasysh nga organet e tjera relevante shtetërore si Komisionet Parlamentare dhe Gjyqësori. Ne do të identifikojmë partnerët dhe akterët në fushën e të drejtave të njeriut duke organizuar takime konsultimi dhe diskutimi rrethe çështjeve relevante për parandalimin dhe adresimin e abuzimit të pushtetit publik.

Ne do të vendosim kontakte dhe do të ketë takime të vazhdueshme me Avokatin e Popullit, Komisionet Parlamentare si dhe me institucione lokale komunale, me ç’rast do t’u shpjegohet koncepti i këtij projektit dhe do të ofrohet ndihma jonë për të mbështetur realizimin e takimeve me qytetar.

Do të zhvillohen takime të vazhdueshme me Institucionin e Avokatit të Popullit, përfshirë zyrat e tij Rajonale me qëllim të diskutimit të qasjes dhe procedurave në bazë të të cilave ky institucion funksionon në përmbushjen e mandatit të tij për adresimin e abuzimit të autoritetit publik.

Ne do të realizojmë një fushatë multimediale për të promovuar institucionin e avokatit të popullit dhe për ta ofruar këtë institucion me qytetarin. Në këtë aspekt ne do të inkurajojmë qytetarët të raportojnë rastet me shkeljet e të drejtave të tyre, përderisa ne do të bëjmë fushate edhe për promovimin e raportit vjetor të Avokatit të Popullit. Do të realizohen emisione speciale në televizionet lokale me Avokatin e Popullit si dhe do të transmetohen reklama në këto televizione për procedurat e raportimit të rasteve në Avokatine Popullit. Një fazë tjetër e reklamave në televizione lokale do të promovoj të gjeturat e raportit vjetor të avokatit të popullit.

Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet gjetjeve të raporteve të Avokatit të Popullit (Raportet Vjetore, ato për raste të veçanta dhe Raportet Speciale) si dhe kërkesave ligjore dhe asaj se si ky institucion parasheh adresimin e këtyre gjetjeve nga organet e tjera relevante (Kuvendi i Kosovës, por edhe institucionet gjyqësore dhe ato ekzekutive në të dyja nivelet). Ne do të monitorojmë përgjigjet që institucionet përkatëse do të japin raportit të Avokatit të Popullit dhe do të realizojmë analiza të këtyre përgjigjeve duke bërë edhe reagime publike në rastet kur institucionet përkatëse injorojnë të gjeturat e raportit të Avokatit të Popullit.

Me qëllim të identifikimit të çështjeve dhe rasteve specifike të abuzimit të autoritetit publik dhe institucioneve kompetente për parandalimin dhe adresimin e tyre ne do të publikojmë një raport të përgjithshëm ku këto gjetje dhe rekomandime do të shpërndahet tek institucionet më të larta shtetërore të vendit, përfshirë edhe Presidentin e vendit.



Do të mblidhen informatat nga takimet që do të realizojmë dhe nga debatet dhe tryezat e rrumbullakëta për të krijuar një baze të dhënash me institucionet që merren me çështjen e abuzimit të autoritetit publik dhe format që këto institucione mund të ndihmojnë qytetarin. Kjo bazë e të dhënave do të publikohet në formë të ueb sajtit.

Do të mbahen tryeza të rrumbullakëta në shtatë qendra rajonale të vendit, në të cilat do të ftohen përfaqësuesit e strukturave lokale të qeverisjes, qytetar, gazetar dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Këto debate do të strukturoren në atë mënyrë që t’i mundësojnë secilit prej akterëve që të prezantojë kornizën ligjore në fuqi rreth mbrojtjes së qytetareve nga abuzimi me autoritetin publik. Pjesa më e madhe e kohës do të vihet në dispozicion të seancave pyetje-përgjigje me akterë të shoqërisë civile, mediave dhe nga vetë qytetarët e interesuar. Këto debate planifikohet të mbulohen nga mediat përkatëse lokale.

Donator: KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).