home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive

Programet

Programi për qeverisje të mirë

Programi për qeverisje të mirë Photo

Kosova ka problem serioz me korrupsionin dhe shpërndarjen e tij në të gjithë sektorët dhe nivelet e qeverisjes. Një numër organizatash të shoqërisë civile mbulojnë aspekte të ndryshme të luftës kundër korrupsionit, mirëpo problemi i konflikti i interesit dhe qasjes në dokumente zyrtare nuk gëzon vëmendjen e nevojshme dhe angazhimi i shoqërisë civile ns këtë fushë është i mangët. Akoma nuk ka studime të rregullta të cilat masin qeverisjen e mirë dhe konfliktin e interesit? në këtë kontekst nuk ka informata të rregullta mbi gjendjen dhe progresin eventual në këto dy fusha.

Qasja në dokumente zyrtare është bërë viktimë e procedurave burokratike dhe mungesës së informatave nga ana e qytetareve për të drejtat dhe formën se si ligji e rregullon realizimin e plotë të kësaj të drejte. Në luftën kundër korrupsionit padyshim që një rol të rëndësishëm obligohen të luajnë edhe agjencitë e pavarura ekzekutive dhe institucionet e tjera të pavarura. Në situatën aktuale këto organizata nuk gëzojnë pavarësinë e nevojshme dhe i nënshtrohen në shumë raste ndikimit politik dhe qeveritar. Procesi i buxhetimit për këto organizata duhet të kalojë përmes Qeverisë, dhe kjo, në situatën aktuale, lë hapësirë për ndikim dhe kontroll.
Qeverisja e mirë nënkupton që strukturat shtetërore të jenë të hapura dhe llogaridhënëse ndaj publikut dhe t?i përgjigjen kërkesave të tij.

Në kuadër të Programit për Qeverisje të Mirë, ne do realizojmë hulumtime dhe planifikojmë fushata avokimi për të kontribuar në qeverisje të mirë dhe luftë kundër korrupsionit. Përmes studimeve, analizave dhe hulumtimit do të trajtojmë çështje që lidhen me procesin e politikë-bërjes dhe vendimmarrjes duke synuar fuqizimin dhe përmirësimin e pjesëmarrjes së publikut në proces. Çështjet e ngritura do të trajtohen në forume të niveleve të ndryshme me qytetarë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të qeverisë dhe akterë të tjerë vendimmarrës.

Në kuadër të programit do të publikohen dy raporte standarde, në baza vjetore: ?Indeksi i Qeverisjes së Mirë? dhe ?Dosja e Konfliktit te Interesit?. Lëvizja FOL do të angazhojë ekspertë që janë njohës të mirë të qeverisjes së mirë për të ndërtuar matësit dhe metodologjinë e hartimit të këtyre raporteve. Gjithashtu do të themelojmë një zyre përmes së cilës do të ofrojmë shërbime pro-bono për mbështetje dhe mbrojtje ligjore qytetarëve dhe subjekteve të tjera të cilëve u mohohet qasja në dokumente zyrtare.

Ne do të krijojmë çmimin vjetor për ?Institucionin më Transparent dhe për institucionin më të Mbyllur?, i cili do tu ndahet institucioneve shtetërore të cilat kanë dëshmuar vullnet dhe kanë bashkëpunuar me qytetaret duke ofruar qasje në informacion zyrtar, përkatësisht për institucionin më të mbyllur për sa i përket qasjes në informata zyrtare.



FOL Photo
FOL
Abonohuni në FOL Email Newsletter
për të pranuar lajme në Inbox-in tuaj lidhur me
aktivitetet e vazhdueshme të Lëvizjes FOL.

FOLnewsletter