home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive

Rreth Organizatës

Misioni


Organizata është themeluar të mbështes qytetarin aktive, të rris transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike për të kontribuar në qeverisje të mirë dhe parandalim të korrupsionit.

Për t?i përmbushur qëllimin e saj, organizata do të punoj ndërmarrë edhe aktivitetet e poshtë shënuara

  • Debate dhe trajnime
  • Konferenca, seminare dhe tryeza
  • Publikime dhe Hulumtime
  • Advokim si dhe mbështetje teknike dhe institucionale
  • Monitorimin e institucioneve publike si dhe
  • Mobilizim dhe rrjetëzim


Vlerat

  • Përkushtimi ndaj të mirës ne interes te publikut
  • Përgjegjshmëria ndaj publikut
  • Përkushtimi përtej ligjit
  • Respekti për vlerën dhe dinjitetin e individëve
  • Drejtësia sociale
  • Paanshmëria politike
  • Respekti për pluralizmin dhe diversitetin
  • Transparenca, integriteti, dhe ndershmëria
  • Besimi ne potencialin e qytetareve
  • Administrimi/përdorimi i përgjegjshëm i burimeve
  • Përkushtimi ndaj cilësisë me te larte ne pune


Parimet

  • Ndërtues të koalicioneve dhe rrjeteve të interesit të përbashkët për te ndihmuar proceset sociale, ekonomike dhe politike ne vend.
  • Ne jemi të përgjegjshëm, të hapur dhe llogaridhënës në marrëdhëniet tona ndaj anëtarësisë, me mbështetësit, bashkëpunëtorët, donatorët dhe qytetarët.
  • Punojmë dhe angazhohemi në kuadër të qëllimeve që i kemi caktuar vetës duke mos bërë kompromise për vlerat dhe orientimin e organizatës.
  • Ne do të mbajmë qëndrime ndaj çështjeve për të cilat thirremi, pas konsultimeve me Bordin Këshillëdhënës dhe bashkëpunëtorët e organizatës. Qëndrimet tona publike do të reflektojnë rezultatet e hulumtimeve dhe analizave që mbështeten me fakte dhe argumente.
  • Bashkëpunim me të gjitha grupet qeveritare, jo-qeveritare, për profit dhe jo për profit, individë, e të tjerë që mbështesin kauzën e Lëvizjes FOL dhe qëllimet e saj.