home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive

Rreth Organizatës

Stafi


Petrit Zogaj
Drejtor Ekzekutiv

Bashkëthemelues i Lëvizjes FOL dhe aktualisht Drejtor Ekzekutiv në Lëvizjen FOL. Ka përfunduar studimet për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Ka ndjekur leksione në Shkollën Politike të Prishtinës gjatë vitit 2008.


Fidan Kalaja
Menaxher i Programeve

Menaxher i Programeve në Lëvizjen FOL, ka përfunduar Psikologjinë në Universitetin e Prishtinës. Ka koordinuar hulumtime në Agjencinë e Hulumtimeve Prism Research nga 2008 deri 2010, si dhe në Institutin për Hulumtime Psikologjike - IHP nga 2006 deri 2008. Ka punuar si Analist Lokal në kuadër të hartimit të Raportit të Zhvillimit Njerëzorë ? Energjia dhe Zhvillimi, i publikuar nga UNDP në vitin 2007.


Mexhide Demolli-Nimani
Menaxhere e Zyrës për Media

Bashkëthemeluese e Lëvizjes FOL dhe aktualisht Menaxhere e Zyrës për Media. Ka përfunduar Fakultetin për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu ka përfunduar Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Vite me radhë ka punuar si gazetare në tregun medial të Kosovës.


Fidan Cerkini
Menaxher i Financave dhe Administrates

Fidani, ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ai po kryen studimet master në degën e Ekonomiksit në Universitetin e Prishtinës, ka ndjekur trajnime të ndryshme në fushën e menaxhimit financiar. Në vitin 2011, Fidani ka marrë pjesë në konferencën studentore ?Harvard National Model United Nations? në Universitetin e Harvardit.


Jetmirë Bajrami
Koordinatore e Projektit

Studente e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë Kryetare e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit, dhe anëtare në Këshillin e Nxënësve të Prishtinës (KNP) për dy vjet radhazi, njëkohësisht ka qenë vullnetare në Kryqin e Kuq të Prishtinës nga 2007 deri 2009. Si dhe ka koordinuar disa aktivitete të Qendrën Rinore të Prishtinës.


Shpetim Selmani
Asistent Administrativ

Shpëtim Selmani është anëtar dhe njeri nder themeluesit e teatrit modern PO - PO ne Ferizaj , me pas fillon studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik - Sociologji ku tash është pak para diplomimit dhe njëkohësisht i diplomuar ne Fakultetin e Arteve - Aktrim ku edhe vazhdon Masterin.
Ka marrë pjesë në disa festivale jashtë Kosovës , disa filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër si dhe shfaqje të ndryshme përfshire edhe projekte në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan drama, poezi dhe prozë. Ka botuar librin ?BRENDA GUACES ? me poezi.


Ardi Shatri
Koordinator i Programit të Debatit

Ardi Shatri, student në Fakultetin Ekonomik, përfundoj shkollën e mesme në Gjimnazin Sami Frasheri shkencat shoqërore në Prishtinë. Aktivist për të drejtat e njeriut për 2 vite në rrjetin e aktivistëve NISMA IME. Debatues i formatit Karl Popper për 2 vjet, pjesmarrës në garat kombëtare si dhe 2 here pjesmarrës në garat ndërkombëtare. Pjesmarrës në trajnime të shumta brenda dhe jasht vendit si "Young Leader School(YLS)" , "linKS" ," Learning Democracy through Basketball" etj.


Armend Mazreku
Analist i politikave

Armend Mazreku është analist i politikave në Lëvizjen FOL. Ka mbaruar Shkencat Politike por njëherazi është edhe student i Filozofisë. Armendi ka punuar në Qendrën e Karrierës dhe Konsulencës në Kolegjin Universitar FAMA, redaktor i një buletini shkencore dhe kontribuues për shumë vite në sektorin e shoqërisë civile.


Admir Salihu
Këshilltar Ligjor

Ka përfunduar Fakultetin Jurdik në Prishtinë si dhe praktikën jurdike pranë odës së avokatëve, ka përcjellë dhe ndihmuar familjet e viktimave kosovare dhe boshnjake në rastet e gjykimëve për krime lufte në Beograd si vëzhgues i Fondit për Të drejtën huanitare. Hulumtues në programin për ndihmë juridike falas, gazetarë në radio tema . Ka punuar si menaxher i programëve në INPO, po ashtu ka punar në lindjen e mesme IRAK dhe lindjën e largët Avganistan.Që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë aktivist i shqërisë civile, ka themeluar dhe udhëhequr OJQ-Forumi demokratik për shoqrinë civile në Ferizaj.Aktualisht punon si këshilltarë ligjorë në Lëvizjen FOL dhe kandidat për provimin e jurispodencës 2011


Fikrije Sinani
Asistente

Asistente në Lëvizjen FOL. Ka përfunduar Fakultetin e Letërsisë së Përgjithshme Krahasimtare. Ka ndjekur disa trajnime për menaxhim biznesi, në Universitetin Amerikan në Kosovë.


Nora Bajrami
Hulumtuese

Nora Bajrami, monitoruese në Lëvizjen FOL. Ka përvojë pune në media po-ashtu edhe ne projekte të lidhura kryesisht me sigurinë në shkolla. Së fundmi ka punuar si hulumtuese në Kompaninë IQ Consulting. Ka te mbaruar Juridikun në Universitetin e Evropës Jug-Lindore në Maqedoni


MEL TERSHNJAKU
Asistent i Financave:

Moamer Tërshnjaku ka përfunduar studimet në fakultetin ekonomik dhe atë filozofik në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si administrator për disa vite në një kompani tregtare.


Ramadan Ilazi

Bashkëthemelues i Lëvizjes FOL dhe aktualisht ndihmon organizatën në fushën e rrjetëzimit dhe ngritjes së fondeve . Dani ka të përfunduar studimet themelor për Marrëdhënie Ndërkombëtare ndërsa si fitues I bursës Chvining, ai po kryen studimet master në Universin e St.Andrews në Skoci për marrëdhënie ndërkombëtare-studime të paqes dhe konfliktit.

(http://www.time.com/time/magazine/article/0,9171,1688481,00.html)


Kenan Tora
Koordinator I Projektit

Kenan Tora se fundmi eshte bere anetar I stafit te organizates. Ka perfunduar studimet per Marredhenie Nderkombetare ne Fakultetin e Shkencave Politike te Universitetit te Istanbullit. Ka pervoje pune ne konferenca te ndryshme nderkombetare ku nder to vecohet Konferenca e katert e Kombeve te Bashkuara per vendet me pak te zhvilluara. Poashtu ka pervoje pune si perkthyes dhe konsulent ne sektorin e biznesit privat.