home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive

Rreth Organizatës

Bordi Këshillëdhënës


Genc Salihu
Kryesues i Bordit


Halil Matoshi
Një nder veprimtarët politik në vitet ?90 të shekullit të kaluar, ndër folësit e parë për demokracinë në Shoqatën e filozofëve dhe sociologëve të Kosovës (1988), anëtar i UJD-it (organizimi i parë jokomunist në Kosovë), bashkëthemelues me Blerim Shalën i Parlamentit Rinor të Kosovës (organizata e parë pluraliste, së bashku me LDK-në), e pastaj bashkëthemelues i Partisë Parlamentare të Kosovës, me Shalen dhe Veton Surroin, i arrestuar për ?rrezikim të rendit kushtetues? të ish RSFJ, me 1990; lirohet i pafajshëm nga Gjykata Supreme e Kosovës, pas 2 javësh arresti dhe të nesërmen udhëton në Washington, së bashku me liderët politik kosovarë (Alternativa Kosovare) për të dëshmuar në Kongresin Amerikan për çështjen e Kosovës. Kryetar i Parlamentit Rinor 1990 dhe pastaj ushtrues i detyrës së Kryetarit të partisë Parlamentare të Kosovës (1994), nga ky post jep dorëheqje më 1995 duke i lënë vendin Bajram Kosumit.

Gazetar e redaktor veteran. Filloi në ?Bota e re? 1983 - 1986 dhe pastaj në Zëri deri më 2004, gazetar, redaktor dhe kryeredaktor. Në ?lajm?, redaktor dhe kryeredaktor 2004-2007. Në Express, redaktor, 2007-2009. Aktualisht është redaktor i shtojcës për kulturë të KOHA Ditore dhe kolumnist i saj.

I marrur peng lufte nga forcat serbe të sigurisë më 21 maj 1999 dhe i liruar nga Kampi i Përqendrimit "Zabela" të Pozarevacit (Serbi) në Janar 2000. Tre herë i shpallur ?Gazetar i vitit në Kosovë? nga Asociacionet e gazetarëve kosovarë. Analist politik.
r 2000.
- Tre herë i shpallur ?Gazetar i vitit në Kosovë? nga Asociacionet e gazetarëve kosovarë.
Analist politik.


Gëzim Visoka
Gëzim Visoka është kandidat për doktoraturë në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dublin City University. Ai ka mbaruar studimet e magjistraturës në Politika Evropiane pranë Universitetit të Sussex, ku ka mbajtur një bursë OSI/Chevening. Gëzimi ka mbaruar studimet themelore në Shkenca Politike tek Universiteti i Prishtinës në Kosovë, dhe ka mbaruar një Specializim Postdiplomik në Shkathtësi për Zgjedhje Konfliktesh tek Universiteti i Coventry. Gëzimi ka mbi pesë vite përvojë pune në sektorin jo-profitabil dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe UNFPA. Gëzimi ka qenë aktivisht i përfshirë në promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë civile, mbrojtjën e të drejtave të njeriut, dhe fuqizimin e kushteve të të rinjve në Kosove. Aktualisht Gëzimi është i përfshirë në studime dhe ligjerime akademike mbi paqe-ndërtimin dhe shtet-ndërtimin pas konflikteve, administrim ndërkombëtar, sovranitet dhe njohje ndërkombëtare, dhe politika etnike dhe emancipuese.


Valdete Idrizi