home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Monikorr

Raportet

e enjte , 30 qershor, 2011

Raporti Maj?Qershor 2011


Kuvendi i Kosovës gjatë dy muajve (maj dhe qershor) ka mbajtur gjithsej 9 seanca plenare. Prej tyre 5 janë mbajtur në muajin maj dhe 4 sosh në muajin qershor. Në seancat plenare të muajit maj janë shqyrtuar një sërë projekt-ligjesh, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë në kuadër të sferës antikorrupsion.

Sipas statistikave të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) rezulton se në muajt maj-qershor janë zhvilluar gjithsej 78 hetime: 17 raste në muajin maj dhe 61 në muajin qershor. Prej këtyre hetimeve 32 zyrtarë kanë përfunduar të arrestuar: 17 në muajin maj dhe 15 në muajin qershor. Gjatë këtij intervali kohor sipas statistikave të Policisë janë dërguar gjithsej 49 lëndë në Prokurori. Në kuadër të lëndëve 26 raste janë dërguar në prokurori me kryerës të njohur dhe 0 raste me kryerës N/N. Ndërkaq, në kuadër të rasteve të dërguara me raport të prokurorit janë gjithsej 23 raste: 8 raste të dërguara në muajin maj dhe 15 raste në muajin qershor. Ndërkaq vlera e dëmeve të supozuara përllogaritet të jetë 2,062,938.00 ? në muajin maj dhe 1854846 ? në muajin maj qershor.

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë e përqendruar tek procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, tek publikimi i Raportit Vjetor 2010 dhe te miratimi i tij në Kuvendin e Kosovës. Numri i zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 1830. Nga ky numër vetëm 1746 ose 95.40% e kanë përmbushur obligimin ligjor. Numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 84 zyrtarë apo 4.60%, ndërsa 26 zyrtarë të tjerë nuk e kanë plotësuar formularin në përputhje me dispozitat ligjore dhe standardet/kriteret e përcaktuara nga AKK-ja. Ndërkaq sipas Raportit Vjetor 2010 që ka publikuar AKK-ja rezulton se nga numri i përgjithshëm i lëndëve të pranuara në Agjenci, hetuesit e Agjencisë kane gjetur elemente bazike për te filluar hetimet në gjithsej 139 raste: 27 raste ndaj gjykatave, 44 raste ndaj qeverisë, 22 raste ndaj nivelit komunal, 3 raste ndaj prokurorive dhe 47 sosh ndaj institucioneve tjera ? kryesisht ndërmarrjet publike.

Doganat e Kosovës gjatë dy muajve kanë shqiptuar gjithsej 7 masa disiplinore. Në kuadër të tyre 4 kanë qenë në muajin maj dhe 3 të tjera në muajin qershor. Në kuadër të këtyre masave disiplinore 3 raste janë vërejtje me shkrim, 1 rast ndalim promovimi, 1 vërejtje me gojë dhe 1 rast kompenzim i pronës së dëmtuar të Doganave. Ndërkaq në kuadër të Sektorit për Standarde Profesionale janë paraqitur gjithsej 2 raste: 1 rast në muajin maj për sjellje jo-profesionale dhe 1 rast tjetër në muajin qershor për keqpërdorim të detyrës zyrtare.



e diel , 11 dhjetor, 2011

Monitoruesi i Korrupsionit: Nga 61 vendime të Qeverisë, vetëm 3 në sektorin kundër korrupsion

Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (shtator-tetor) ka miratuar gjithsej 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime, nga të cilat 25 janë në muajin shtator, 36 në muajin tetor. Në muajin shtator nga 25 vendime të marra vetëm 1 është i lidhur me sektorin kundër korrupsion, kurse në  muajin tetor Qeveria ka…


e mërkurë , 31 gusht, 2011

Raporti Korrik?Gusht 2011

Sipas këtij raporti rezulton se Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (korrik-gusht) ka miratuar gjithsej 88 (tetëdhjetetetë) vendime: 51 vendime në muajin korrik, ndërkaq 37 sosh në muajin gusht. Derisa në muajin korrik janë nxjerrë vetëm 3 vendime kundër korrupsionit, muaji gusht ka qenë edhe më keq: me vetëm 1…


e martë , 31 maj, 2011

Raporti Janar?Maj 2011

Me këtë vendim qeveria ka përkrahur kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për punonjësit e saj. Në kuadër të këtyre vendimeve ka qenë edhe ai për themelimin i Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit dhe ai i Strategjisë Legjislative për vitin…


e premte , 27 maj, 2011

Raporti i II Mars-Prill 2011

Nga këto vendime asnjë nuk ka qenë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë joformale. Në kuadër të këtyre vendimeve ka qenë edhe ai për themelimin i Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit dhe ai i Strategjisë Legjislative për vitin 2011. Kuvendi i Kosovës gjatë dy…


e premte , 8 prill, 2011

Raporti i I Janar-Shkurt 2011

Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (janar dhe shkurt) ka miratuar gjithsej 3 vendime. Nga këto vendime asnjë nuk ka qenë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë informale; Kuvendi i Kosovës ka mbajtur gjithsej 2 seanca plenare: njëra konstituive dhe tjetra e jashtëzakonshme. Derisa në seancën e…


e mërkurë , 23 shkurt, 2011

Raporti Vjetor 2010

Prishtinë, 23 Shkurt 2011 ? Lëvizja FOL, me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC ? Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, ka mbajtur sot tryezën me temën ?Korrupsioni: Ndërmjet Luftës dhe Retorikës?, me ç?rast ka publikuar raportin e saj vjetor ?Monitoruesi i Korrupsionit…




Mbi Monikorr

Projekti “Monitorimi i Korrupsionit” ka për qëllim mbështetjen publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe forcimin e marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie.

Lëvizja FOL ka filluar punën për zbatimin e projektit, “Monitorimi i Korrupsionit” të mbështetur nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile ne Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities (ISC). Ky projekt ka filluar nga Janari i vitit 2010 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit Qershor, 2011.

Në baze të këtij projekti Lëvizja Fol do të monitorojë mbledhjet e Kuvendit, Komisioneve dhe agjencive përkatëse që kanë të bëjnë me aktivitetet anti-korrupsion. Përmbledhja e këtyre aktiviteteve do të përfshihet në raportin mujor të publikuar nga Lëvizja FOL. Projekti përfshin po ashtu organizimin e konferencave për media, tryezave të rrumbullakëta dhe emisioneve televizive.



Ky aktivitet u mundësua nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities.