home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login
Monikorr

Raportet

e mërkurë , 31 gusht, 2011

Raporti Korrik—Gusht 2011


Sipas këtij raporti rezulton se Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (korrik-gusht) ka miratuar gjithsej 88 (tetëdhjetetetë) vendime: 51 vendime në muajin korrik, ndërkaq 37 sosh në muajin gusht. Derisa në muajin korrik janë nxjerrë vetëm 3 vendime kundër korrupsionit, muaji gusht ka qenë edhe më keq: me vetëm 1 vendim. Në kuadër të këtyre vendimeve hyjnë miratimi i projekt-ligjit për Parandalim të Konfliktit të Interesit, ai për Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë, ai për Mbrojtjen e Informatorëve, si dhe ai për Financimin e Subjekteve Politike.

Kuvendi i Kosovës gjatë dy muajve (korrik dhe gusht) ka mbajtur gjithsej 8 seanca plenare: 2 seanca të jashtëzakonshme dhe 6 sosh të rregullta. Prej tyre 7 janë mbajtur në muajin korrik dhe vetëm 1 në muajin gusht. Në seancat plenare të muajit korrik janë shqyrtuar projekt-ligjet për Mbrojtjen e Informatorëve; Prokurimin Publik; Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë; Parandalimin e Konfliktit të Interesit si dhe ai për Financimin e Subjekteve Politike.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është treguar shumë pak produktiv gjatë muajit korrik. Në kuadër të kategorisë “shpërdorim i detyrës zyrtare” 122 lëndë kanë qenë të pazgjidhura në fillim të periudhës raportuese, 1 lëndë është pranuar në punë, 1 lëndë kanë në proces të shqyrtimit, vetëm 2 lëndë janë zgjidhur, ndërkaq 121 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura. Në kuadër të kategorisë “marrje e ryshfetit” kemi 20 lëndë të pazgjidhura në fillim të periudhës raportuese, asnjë lëndë të pranuar në punë, 30 lëndë në proces të shqyrtimit, asnjë lëndë të zgjidhur dhe 30 sosh të pazgjidhura në fund të periudhës raportuese. Ndërkaq në kuadër të kategorisë “dhënie e ryshfetit” kemi 14 lëndë të pazgjidhura në fillim të periudhës raportuese, 2 lëndë të pranuara në punë, 16 lëndë në proces të shqyrtimit, vetëm një lëndë të zgjidhur dhe 15 lëndë të tjera të pazgjidhura.

Sipas statistikave të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) rezulton se në muajt korrik-gusht janë zhvilluar gjithsej 277 hetime: 151 raste në muajin korrik dhe 126 në muajin gusht. Prej këtyre hetimeve 11 zyrtarë kanë përfunduar të arrestuar: 3 në muajin korrik dhe 8 në muajin gusht. Gjithashtu, janë dërguar gjithsej 142 lëndë në Prokurori: 73 raste në muajin korrik dhe 69 raste të tjera në muajin gusht. Në kuadër të këtyre lëndëve 87 raste janë dërguar në prokurori me kryerës të njohur, 5 raste me kryerës N/N. Ndërkaq, në kuadër të rasteve të dërguara me raport të prokurorit janë gjithsej 50 raste: 21 raste të dërguara në muajin korrik dhe 29 raste në muajin gusht. Ndërkaq vlera e dëmeve të supozuara përllogaritet të jetë 1,226,300.00 €: 666,313.00 € në muajin korrik dhe 559.987.00 € në muajin gusht.

Doganat e Kosovës gjatë dy muajve kanë shqiptuar gjithsej 6 masa disiplinore. Në kuadër të tyre 6 kanë qenë në muajin korrik dhe asnjë lëndë e vetme në muajin gusht. Në kuadër të këtyre masave disiplinore 2 raste janë vërejtje me shkrim, 2 raste ndalim promovimi, 1 rekomandim për mos vazhdim të kontratës së punës, dhe 1 rast tjetër tjetër transfer në detyrë tjetër. Ndërkaq në kuadër të Sektorit për Standarde Profesionale janë paraqitur gjithsej 2 raste: 1 rast në muajin korrik për sjellje jo-profesionale dhe 1 rast tjetër në muajin qershor për keqpërdorim të detyrës zyrtare.



e diel , 11 dhjetor, 2011

Monitoruesi i Korrupsionit: Nga 61 vendime të Qeverisë, vetëm 3 në sektorin kundër korrupsion

Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (shtator-tetor) ka miratuar gjithsej 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime, nga të cilat 25 janë në muajin shtator, 36 në muajin tetor. Në muajin shtator nga 25 vendime të marra vetëm 1 është i lidhur me sektorin kundër korrupsion, kurse në  muajin tetor Qeveria ka…


e enjte , 30 qershor, 2011

Raporti Maj—Qershor 2011

Kuvendi i Kosovës gjatë dy muajve (maj dhe qershor) ka mbajtur gjithsej 9 seanca plenare. Prej tyre 5 janë mbajtur në muajin maj dhe 4 sosh në muajin qershor. Në seancat plenare të muajit maj janë shqyrtuar një sërë projekt-ligjesh, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë në kuadër të…


e martë , 31 maj, 2011

Raporti Janar—Maj 2011

Me këtë vendim qeveria ka përkrahur kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për punonjësit e saj. Në kuadër të këtyre vendimeve ka qenë edhe ai për themelimin i Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit dhe ai i Strategjisë Legjislative për vitin…


e premte , 27 maj, 2011

Raporti i II Mars-Prill 2011

Nga këto vendime asnjë nuk ka qenë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë joformale. Në kuadër të këtyre vendimeve ka qenë edhe ai për themelimin i Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit dhe ai i Strategjisë Legjislative për vitin 2011. Kuvendi i Kosovës gjatë dy…


e premte , 8 prill, 2011

Raporti i I Janar-Shkurt 2011

Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (janar dhe shkurt) ka miratuar gjithsej 3 vendime. Nga këto vendime asnjë nuk ka qenë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë informale; Kuvendi i Kosovës ka mbajtur gjithsej 2 seanca plenare: njëra konstituive dhe tjetra e jashtëzakonshme. Derisa në seancën e…


e mërkurë , 23 shkurt, 2011

Raporti Vjetor 2010

Prishtinë, 23 Shkurt 2011 – Lëvizja FOL, me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC – Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, ka mbajtur sot tryezën me temën “Korrupsioni: Ndërmjet Luftës dhe Retorikës”, me ç’rast ka publikuar raportin e saj vjetor “Monitoruesi i Korrupsionit…




Mbi Monikorr

Projekti “Monitorimi i Korrupsionit” ka për qëllim mbështetjen publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe forcimin e marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie.

Lëvizja FOL ka filluar punën për zbatimin e projektit, “Monitorimi i Korrupsionit” të mbështetur nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile ne Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities (ISC). Ky projekt ka filluar nga Janari i vitit 2010 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit Qershor, 2011.

Në baze të këtij projekti Lëvizja Fol do të monitorojë mbledhjet e Kuvendit, Komisioneve dhe agjencive përkatëse që kanë të bëjnë me aktivitetet anti-korrupsion. Përmbledhja e këtyre aktiviteteve do të përfshihet në raportin mujor të publikuar nga Lëvizja FOL. Projekti përfshin po ashtu organizimin e konferencave për media, tryezave të rrumbullakëta dhe emisioneve televizive.



Ky aktivitet u mundësua nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities.