home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login
Monikorr

Raportet

e diel , 11 dhjetor, 2011

Monitoruesi i Korrupsionit: Nga 61 vendime të Qeverisë, vetëm 3 në sektorin kundër korrupsion


Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (shtator-tetor) ka miratuar gjithsej 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime, nga të cilat 25 janë në muajin shtator, 36 në muajin tetor. Në muajin shtator nga 25 vendime të marra vetëm 1 është i lidhur me sektorin kundër korrupsion, kurse në  muajin tetor Qeveria ka nxjerr dy vendime të fushës kundër korrupsion.

Kuvendi i Kosovës gjatë muajve shtator- tetor 2011 ka mbajtur 3 seanca plenare, nga të cilat njëra është mbajtur gjatë muajit shtator dhe dy tjerat në muajin tetor. Nga këto tri seance plenare për këto dy muaj, vetëm në seancën e muajit shtator është diskutuar për çështjen kundër korrupsion, respektivisht gjatë seancës së muajit shtator ku është zgjedhur drejtori I Agjencisë Kundër Korrupsion.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) Bazuar në statistikat e këtij institucioni për muajin gusht-shtator shohim se në kuadër të kategorisë “shpërdorim i detyrës zyrtare” 14 lëndë janë pranuar në punë, asnjë lëndë në ka qenë në shqyrtim dhe vetëm 9 lëndë janë zgjidhur. Në kuadër të kategorisë “marrje e ryshfetit” kemi 2 lëndë të pranuara në punë dhe vetëm 1 lëndë është zgjidhur në fund të periudhës raportuese. Ndërkaq në kuadër të kategorisë “dhënie e ryshfetit” kemi vetëm një lëndë të pranuar në punë dhe 1 lëndë po ashtu të zgjidhur në fund të periudhës raportuese.

Sipas statistikave të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) rezulton se në muajt shtator-tetor janë dërguar gjithsej 44 lëndë në Prokurori: 16 raste në muajin shtator dhe 28 raste të tjera në muajin tetor. Prej hetimeve të Policisë së Kosovës 13 zyrtarë kanë përfunduar të arrestuar: 4 në muajin shtator dhe 9 në muajin tetor. Ndërkaq vlera e dëmeve të supozuara përllogaritet të jetë 679,285.00 €: 398,170.00 € në muajin shtator dhe 281,115.00 € në muajin tetor.

Doganat e Kosovës gjatë dy muajve kanë shqiptuar gjithsej 11 masa disiplinore. Në kuadër të tyre 2 kanë qenë në muajin shtator dhe nëntë tjerat në muajin tetor. Në kuadër të këtyre masave disiplinore 9 raste janë vërejtje me shkrim, 1 rast ndalim promovimi dhe një vërejtje gojore.



e mërkurë , 31 gusht, 2011

Raporti Korrik—Gusht 2011

Sipas këtij raporti rezulton se Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (korrik-gusht) ka miratuar gjithsej 88 (tetëdhjetetetë) vendime: 51 vendime në muajin korrik, ndërkaq 37 sosh në muajin gusht. Derisa në muajin korrik janë nxjerrë vetëm 3 vendime kundër korrupsionit, muaji gusht ka qenë edhe më keq: me vetëm 1…


e enjte , 30 qershor, 2011

Raporti Maj—Qershor 2011

Kuvendi i Kosovës gjatë dy muajve (maj dhe qershor) ka mbajtur gjithsej 9 seanca plenare. Prej tyre 5 janë mbajtur në muajin maj dhe 4 sosh në muajin qershor. Në seancat plenare të muajit maj janë shqyrtuar një sërë projekt-ligjesh, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë në kuadër të…


e martë , 31 maj, 2011

Raporti Janar—Maj 2011

Me këtë vendim qeveria ka përkrahur kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për punonjësit e saj. Në kuadër të këtyre vendimeve ka qenë edhe ai për themelimin i Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit dhe ai i Strategjisë Legjislative për vitin…


e premte , 27 maj, 2011

Raporti i II Mars-Prill 2011

Nga këto vendime asnjë nuk ka qenë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë joformale. Në kuadër të këtyre vendimeve ka qenë edhe ai për themelimin i Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit dhe ai i Strategjisë Legjislative për vitin 2011. Kuvendi i Kosovës gjatë dy…


e premte , 8 prill, 2011

Raporti i I Janar-Shkurt 2011

Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (janar dhe shkurt) ka miratuar gjithsej 3 vendime. Nga këto vendime asnjë nuk ka qenë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë informale; Kuvendi i Kosovës ka mbajtur gjithsej 2 seanca plenare: njëra konstituive dhe tjetra e jashtëzakonshme. Derisa në seancën e…


e mërkurë , 23 shkurt, 2011

Raporti Vjetor 2010

Prishtinë, 23 Shkurt 2011 – Lëvizja FOL, me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC – Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, ka mbajtur sot tryezën me temën “Korrupsioni: Ndërmjet Luftës dhe Retorikës”, me ç’rast ka publikuar raportin e saj vjetor “Monitoruesi i Korrupsionit…




Mbi Monikorr

Projekti “Monitorimi i Korrupsionit” ka për qëllim mbështetjen publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe forcimin e marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie.

Lëvizja FOL ka filluar punën për zbatimin e projektit, “Monitorimi i Korrupsionit” të mbështetur nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile ne Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities (ISC). Ky projekt ka filluar nga Janari i vitit 2010 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit Qershor, 2011.

Në baze të këtij projekti Lëvizja Fol do të monitorojë mbledhjet e Kuvendit, Komisioneve dhe agjencive përkatëse që kanë të bëjnë me aktivitetet anti-korrupsion. Përmbledhja e këtyre aktiviteteve do të përfshihet në raportin mujor të publikuar nga Lëvizja FOL. Projekti përfshin po ashtu organizimin e konferencave për media, tryezave të rrumbullakëta dhe emisioneve televizive.



Ky aktivitet u mundësua nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities.