home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login
Monikorr

Në media

e mërkurë , 1 qershor, 2011

FOL: Nga 50 vendime të Qeverisë në dy muaj, asnjë kundër korrupsionit

rtv21.tv — Lëvizja FOL, sot ka publikuar raportin dy mujor (mars dhe prill) mbi aktivitetet institucionale në luftë kundër korrupsionit. Në bazë të këtij raporti del se Qeveria e Kosovës gjatë këtyre dy muajve ka miratuar gjithsej 50 vendime. Nga këto vendime asnjë nuk ka qenë në luftë kundër korrupsionit,…


e mërkurë , 1 qershor, 2011

FOL: Për dy muaj, qeveria asnjë vendim rreth korrupsionit

zeri.info — Gjatë dy muajve të fundit, marsit e prillit, qeveria e Kosovës, nuk ka miratuar asnjë vendim rreth luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë jo-formale. Këtë vlerësim e ka bërë organizata FOL, e cila ka monitoruar punën e Institucioneve gjatë kësaj periudhe. FOL thotë se edhe Kuvendi…




Mbi Monikorr

Projekti “Monitorimi i Korrupsionit” ka për qëllim mbështetjen publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe forcimin e marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie.

Lëvizja FOL ka filluar punën për zbatimin e projektit, “Monitorimi i Korrupsionit” të mbështetur nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile ne Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities (ISC). Ky projekt ka filluar nga Janari i vitit 2010 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit Qershor, 2011.

Në baze të këtij projekti Lëvizja Fol do të monitorojë mbledhjet e Kuvendit, Komisioneve dhe agjencive përkatëse që kanë të bëjnë me aktivitetet anti-korrupsion. Përmbledhja e këtyre aktiviteteve do të përfshihet në raportin mujor të publikuar nga Lëvizja FOL. Projekti përfshin po ashtu organizimin e konferencave për media, tryezave të rrumbullakëta dhe emisioneve televizive.



Ky aktivitet u mundësua nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities.