home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Monikorr

Lajme

e mërkurë , 26 maj, 2010

Klompenhouwer: Institucionet, fuqishëm ta luftojnë korrupsionin

Komandanti i Operacioneve Civile të BE-së, Kees Klompenhouwer, i shoqëruar nga Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. ?Unë e pata një takim shumë të frytshëm me kryeministrin. Përgjatë tërë bisedës sonë ne e theksuam nevojën për ta vazhduar bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe…


e mërkurë , 26 maj, 2010

EULEX-i i vendosur për hetimin e korrupsionit

Zëvendës-shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Roy Reeve, i tha BBC-së se procesi i hetimeve për rastet, siç i quajti, të mëdha të korrupsionit do të vazhdojë. Ai paralajmëroi se në javët e ardhshme EULEX-i do ta bëjë të qartë se nuk ka për objektiv vetëm zyrtarët…




Mbi Monikorr

Projekti “Monitorimi i Korrupsionit” ka për qëllim mbështetjen publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe forcimin e marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie.

Lëvizja FOL ka filluar punën për zbatimin e projektit, “Monitorimi i Korrupsionit” të mbështetur nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile ne Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities (ISC). Ky projekt ka filluar nga Janari i vitit 2010 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit Qershor, 2011.

Në baze të këtij projekti Lëvizja Fol do të monitorojë mbledhjet e Kuvendit, Komisioneve dhe agjencive përkatëse që kanë të bëjnë me aktivitetet anti-korrupsion. Përmbledhja e këtyre aktiviteteve do të përfshihet në raportin mujor të publikuar nga Lëvizja FOL. Projekti përfshin po ashtu organizimin e konferencave për media, tryezave të rrumbullakëta dhe emisioneve televizive.



Ky aktivitet u mundësua nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities.