home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login
Monikorr

Projekti “Monitorimi i Korrupsionit” ka për qëllim mbështetjen publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe forcimin e marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie. Lëvizja FOL ka filluar punën për zbatimin e projektit, “Monitorimi i Korrupsionit” të mbështetur nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin…
Më shumë mbi projektin →



raportet

e mërkurë , 23 shkurt, 2011

Raporti Vjetor 2010

Prishtinë, 23 Shkurt 2011 – Lëvizja FOL, me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC – Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, ka mbajtur sot tryezën me temën “Korrupsioni: Ndërmjet Luftës dhe Retorikës”, me ç’rast ka publikuar raportin e saj vjetor “Monitoruesi i Korrupsionit…

e premte , 4 shkurt, 2011

Raporti i X Nëntor-Dhjetor 2010

Nga 17 vendime të Qeverisë së Kosovës për muajin nëntor dhe dhjetor asnjë një vendim nuk ka qenë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur edhe rrëzimi i qeverisë së Kosovës nga mocioni i mos-besimit; Në Prokuroritë e Qarkut janë kryer 148…

e premte , 3 dhjetor, 2010

Raporti i IX Tetor 2010

Nga 8 vendime të Qeverisë së Kosovës për muajin tetor asnjë një vendim nuk ka qenë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky muaj shënjon muajin më të dobët të aktiviteteve qeveritare në luftë kundër korrupsionit. Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 3 seanca plenare. Gjatë këtyre…

 < 1 2 3 4 5 >  Last ›


Mbi Monikorr

Projekti “Monitorimi i Korrupsionit” ka për qëllim mbështetjen publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe forcimin e marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie.

Lëvizja FOL ka filluar punën për zbatimin e projektit, “Monitorimi i Korrupsionit” të mbështetur nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile ne Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities (ISC). Ky projekt ka filluar nga Janari i vitit 2010 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit Qershor, 2011.

Në baze të këtij projekti Lëvizja Fol do të monitorojë mbledhjet e Kuvendit, Komisioneve dhe agjencive përkatëse që kanë të bëjnë me aktivitetet anti-korrupsion. Përmbledhja e këtyre aktiviteteve do të përfshihet në raportin mujor të publikuar nga Lëvizja FOL. Projekti përfshin po ashtu organizimin e konferencave për media, tryezave të rrumbullakëta dhe emisioneve televizive.



Ky aktivitet u mundësua nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities.