home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip Login

programet

Programi për pjesëmarrje qytetare

Programi për pjesëmarrje qytetare Photo

Në gjendjen aktuale, problem parësor është mungesa e praktikave të mira të ndërlidhjes së qeverisë me qytetarët. Shqetësuese pa dyshim janë praktikat e marrëdhënieve në mes të partisë/-ve në pushtet dhe Qeverisë së kontrolluar nga to, e cila marrëdhënie përjashton nga procesi simpatizantët dhe përkrahësit e opozitës si dhe qytetaret e tjerë të pavarur nga lidhjet me partitë politike. FOL do të angazhohet për të afruar qytetarin me zyrtarët e zgjedhur dhe ata publikë përmes formave demokratikë të presionit, por edhe përmes lehtësimit të komunikimit në këtë kontekst.   

Kualiteti dhe efikasiteti i pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje janë kushti dhe njëkohësisht matësi i demokracisë së një shteti. Apatia dhe indiferenca e qytetareve të Kosovës ndaj proceseve është në rritje si pasojë  e mos-respektimit të kërkesave të qytetareve nga ana e qeverisë së vendit dhe mungesës se mënyrave efikase qeveritare për të mundësuar pjesëmarrje. Pa dyshim që indiferenca e qytetareve i ka rrënjët edhe në të kaluarën e hidhur autoritare, diskriminuese e totalitare të qeverisjes. Pjesëmarrja qytetare në procesin vendimmarrës është domosdo për një shoqëri demokratike dhe të hapur.

Në kuadër të Programit të saj për Pjesëmarrje Qytetare Lëvizja FOL angazhohet për përparimin e zbatimit të së drejtës dhe lirisë së fjalës dhe të shtypit përmes identifikimit të pengesave në zbatimin e kësaj të drejte. Ne do të krijojmë çmimin për “Guxim Qytetar” për të nderuar dhe njohur kontributin dhe guximin e gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile në ngritjen e çështjeve dhe temave tabu dhe me interes për publikun e shoqërinë, në veçanti në fushën e luftimit të korrupsionit, zbatimit të plotë të të drejtave civile e politike, etj.

Lëvizja FOL do të angazhohet për të rehabilituar konceptin e protestës duke zhvilluar forma alternative dhe konstruktive të protestës publike që mundësojnë shprehjen e pakënaqësisë së qytetareve ndaj politikave dhe veprimeve të gabuara të institucioneve shtetërore e publike. Lëvizja FOL do të lehtësojë organizimin në bashkësi dhe lagje për të mbrojtur të mirën e përgjithshme dhe interesin publik. 



FOL Photo
FOL
Abonohuni në FOL Email Newsletter
për të pranuar lajme në Inbox-in tuaj lidhur me
aktivitetet e vazhdueshme të Lëvizjes FOL.

FOLnewsletter