home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login

Programet

Programi për debat

Programi për debat Photo

Të rinjtë në Kosovë ballafaqohen me mungesë të mundësive për zhvillimin e mendimit kritikë, e cila ka ndikuar që qytetaret e vendit të mos kenë besueshmëri për të folur publikisht për problemet e tyre.  Vendimet që merren nga niveli lokal deri tek ai qendror nuk filtrohen në mënyrë të mirëfilltë prandaj në zbatimin e ligjeve dhe vendimeve organet e pushtetit ekzekutiv ballafaqohen me vështirësi të mëdha.  Qytetaret e Kosovës shërbehen me debate publike të pa strukturuar dhe nuk arrijnë të dëgjomë debat mbi politika apo vlera.  Të rinjtë më tutje nuk kanë mundësi për të zhvilluar potencialin e tyre të retorikës.  Mendimi kritikë përbën një komponent tejet të rëndësishëm për nxënie nga ana e të rinjve. 

Debati është vegla më e vjetër e politikë-bërjes dhe pjesëmarrjes së qytetareve në vendimmarrje.  Debati zhvillon aftësitë e argumentimit dhe retorikës si dhe zhvillon mendimin kritikë. Debati është një formë shumë efikase e edukimit jo-formal.  Programi për debat është një komponent i rëndësishëm i organizatës i cili do të shërbej për krijimin e një kulture të debatit si formë e pjesëmarrjes në vendimmarrje.  Programi do të fokusohet në 3 vitet e ardhshme në shkollat e mesme, duke krijuar klube të debatit dhe zhvillim të formatit të debatit Karl Popper i cili përdoret në vende të ndryshme të botës. Ky format aplikohet nëpër shkolla të mesme dhe ka një strukturë e cila respektohet gjatë debatit. 

Do të punojnë drejt krijimit të programit të debatit edhe për nivelin universitar, përkatësisht krijimin e klubeve të debatit të formatit parlamentar në Universitetin Publik dhe ata privat në Kosovë.  Debati gjithashtu do të ndihmoj në fuqizimin e konceptit të shoqërisë së hapur përmes lehtësimit të komunikimit ndërmjet të rinjve nga Kosova me të rinjtë nga vendet e tjera të botës.



FOL Photo
FOL
Abonohuni në FOL Email Newsletter
për të pranuar lajme në Inbox-in tuaj lidhur me
aktivitetet e vazhdueshme të Lëvizjes FOL.

FOLnewsletter