home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip Login

Rreth Organizatës

Stafi


Petrit Zogaj
Drejtor Ekzekutiv

Bashkëthemelues i Lëvizjes FOL ka përfunduar studimet për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.


Fidan Kalaja
Menaxher i Programeve

Koordinator i Projekteve në Lëvizjen FOL, ka përfunduar Psikologjinë në Universitetin e Prishtinës. Ka koordinuar hulumtime në Agjencinë e Hulumtimeve Prism Research nga 2008 deri 2010, si dhe në Institutin për Hulumtime Psikologjike - IHP nga 2006 deri 2008. Ka punuar si Analist Lokal në kuadër të hartimit të Raportit të Zhvillimit Njerëzorë – Energjia dhe Zhvillimi, i publikuar nga UNDP në vitin 2007.


Fidan Cerkini
Menaxher i Financave dhe Administrates

Menaxher i Financave dhe Administratës. Ka përfunduar Fakultetin Ekonomik ne Universitetin e Prishtinës, ka ndjekur trajnime te ndryshme ne fushën e menaxhimit financiar, AFAS (Association for Finance and Accounting Services), TACSO (The Technical Assistance for Civil Society Organizations Project)etj. Ka qenë pjesë e delegacionit të Universitetit të Prishtinës në Konferencën “Harvard National Model United Nations” në Universitetin e Harvardit, në Boston të SHBA-ve.


Jetmirë Bajrami
Koordinatore e Projektit

Studente e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë Kryetare e Këshillit të Nxënësve të Gjimnazit, dhe anëtare në Këshillin e Nxënësve të Prishtinës (KNP) për dy vjet radhazi, njëkohësisht ka qenë vullnetare në Kryqin e Kuq të Prishtinës nga 2007 deri 2009. Si dhe ka koordinuar disa aktivitete të Qendrën Rinore të Prishtinës.


Armend Pajaziti
Koordinator i Projektit

Armend Pajaziti – student në Shkenca Kompjuterike. Ka përvojë të gjatë në Shoqëri Civile, duke u angazhuar në disa organizata. Ka qenë drejtor ekzekutiv i organizatës 1+2 për 4 vite, pastaj koordinator i rrjetit të Organizatave Jo-qeveritare “FERNET”, Anëtar i klubit “Puno gjelbër” etj. Pjesëmarrës në trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit, edhe si trajner. Menaxher dhe komenaxher i disa projekteve të rëndësishme në “1+2”, Iniciativa për Progres - INPO, “YSF” etj.. Përvojë në gazetarinë radio-televizive dhe të shkruar, Zyrtar për Komunikim me Media e Publik në organizatën INPO deri 2007/08.


Shpetim Selmani
Asistent Administrativ

Shpëtim Selmani është anëtar dhe njeri nder themeluesit e teatrit modern PO - PO ne Ferizaj , me pas fillon studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik - Sociologji ku tash është pak para diplomimit dhe njëkohësisht i diplomuar ne Fakultetin e Arteve - Aktrim ku edhe vazhdon Masterin.
Ka marrë pjesë në disa festivale jashtë Kosovës , disa filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër si dhe shfaqje të ndryshme përfshire edhe projekte në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan drama, poezi dhe prozë. Ka botuar librin “BRENDA GUACES “ me poezi.


Ardi Shatri
Koordinator i Programit të Debatit

Ardi Shatri, student në Fakultetin Ekonomik, përfundoj shkollën e mesme në Gjimnazin Sami Frasheri shkencat shoqërore në Prishtinë. Aktivist për të drejtat e njeriut për 2 vite në rrjetin e aktivistëve NISMA IME. Debatues i formatit Karl Popper për 2 vjet, pjesmarrës në garat kombëtare si dhe 2 here pjesmarrës në garat ndërkombëtare. Pjesmarrës në trajnime të shumta brenda dhe jasht vendit si "Young Leader School(YLS)" , "linKS" ," Learning Democracy through Basketball" etj.


Armend Mazreku
Analist i politikave

Armend Mazreku është analist i politikave në Lëvizjen FOL. Ka mbaruar Shkencat Politike por njëherazi është edhe student i Filozofisë. Armendi ka punuar në Qendrën e Karrierës dhe Konsulencës në Kolegjin Universitar FAMA, redaktor i një buletini shkencore dhe kontribuues për shumë vite në sektorin e shoqërisë civile.


Admir Salihu
Këshilltar Ligjor

Ka përfunduar Fakultetin Jurdik në Prishtinë si dhe praktikën jurdike pranë odës së avokatëve, ka përcjellë dhe ndihmuar familjet e viktimave kosovare dhe boshnjake në rastet e gjykimëve për krime lufte në Beograd si vëzhgues i Fondit për Të drejtën huanitare. Hulumtues në programin për ndihmë juridike falas, gazetarë në radio tema . Ka punuar si menaxher i programëve në INPO, po ashtu ka punar në lindjen e mesme IRAK dhe lindjën e largët Avganistan.Që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë aktivist i shqërisë civile, ka themeluar dhe udhëhequr OJQ-Forumi demokratik për shoqrinë civile në Ferizaj.Aktualisht punon si këshilltarë ligjorë në Lëvizjen FOL dhe kandidat për provimin e jurispodencës 2011


Fikrije Sinani
Asistente

Asistente në Lëvizjen FOL. Ka përfunduar Fakultetin e Letërsisë së Përgjithshme Krahasimtare. Ka ndjekur disa trajnime për menaxhim biznesi, në Universitetin Amerikan në Kosovë.


Nora Bajrami

Nora Bajrami, monitoruese në Lëvizjen FOL. Ka përvojë pune në media po-ashtu edhe ne projekte të lidhura kryesisht me sigurinë në shkolla. Së fundmi ka punuar si hulumtuese në Kompaninë IQ Consulting. Ka te mbaruar Juridikun në Universitetin e Evropës Jug-Lindore në Maqedoni