home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip Login

Rreth Organizatës

Pse FOL?


Pikat e poshtëshënuar si dhe shumë probleme tjera, kanë nxitur krijimin e Lëvizjes FOL.

Pikat

  • Republika e porsalindur e Kosovës ka trashëguar një situatë të rrezikshme me potencial për shpërdorim të pushtetit dhe qeverisjes së keqe. Për dekada me radhë populli i Kosovës ka kultivuar apati me një kulturë të frikës nga qeveria dhe koncepti i shtetit. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i cili shumë shpesh ka frustruar opinionin publik për mungesë të llogaridhënies për punën dhe sjelljet e zyrtarëve të vetë. Gjatë administratës së UNMIK-ut indiferenca publike u rrit dhe perspektiva për një qytetari aktive u zbeh.
  • Ngecjet gjatë viteve të administratës së UNMIK-ut, ndikuan tek institucionet e post themeluara të Qeverisë në Kosovë të cilat vepronin pa transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi në punën e tyre.
  • Me pavarësinë e Kosovës vjen një mundësi e re për fuqizimin e shoqërisë civile aktive dhe vigjilente ndaj punës së Autoriteteve Publike ne Kosovë. Ka shumë për një qytetari aktive dhe vigjilente për të bërë. Institucionet e qeverisjes vendore kanë ardhur në ekzistencë, por cilësia e qeverisjes dhe pjesëmarrja e qytetareve në procese vendimmarrëse në të gjitha nivelet mbetet e dobët. Pavarësia e gjyqësorit nuk është e plot dhe kjo ka rritur korrupsionin, krimin dhe abuzimin me autoritetin publik. Kjo situatë ka dobësuar besimin e publikut në integritetin e sistemit gjyqësor.
  • Konflikti i interesit dhe abuzimi me autoritetin publik përbëjnë një shqetësim tjetër serioz për Lëvizjen e FOL. Përkufizimi i gusht i konfliktit të interesit ka lejuar uzurpimin e posteve publike si dhe ndikimin në proceset e prokurimit dhe kontratave publike duke dëmtuar interesin publik dhe buxhetin e Kosovës.
  • Të rinjtë kanë mundësi të kufizuar për të qenë pjesëmarrës në proceset vendimmarrëse. Të rinjtë kanë mungesë të mundësive për të zhvilluar mendimin e tyre kritik dhe aftësitë e paraqitjeve publike, diçka që ka rritur apatinë e tyre ndaj proceseve shoqërore. Qytetarët shumë shpesh herë nuk kanë guxim të adresojnë problemet e tyre me institucionet duke u frikësuar nga pasojat.
  • Ka mungesë të transparencës në investimet publike, sidomos në arsim si dhe në infrastrukturën rrugore ku deri më tani janë shpenzuar qindra miliona euro të taksapaguesve.
  • Zyrtarët e zgjedhur nuk japin llogari për deklarimet dhe premtimet e tyre ndaj qytetareve, diçka që ka ndikuar në uljen e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit si dhe njollosjen e shërbimit civil.
  • Njëri nga problemet kryesore me të cilat përballet qeverisja në Kosovë është mungesa e reagimit qytetar ndaj abuzimit të autoritetit publik. Njëra nga arsyet kryesore të këtij pasiviteti qytetar është mungesa e funksionalitetit të plotë të të gjithë mekanizmave të zbatimit të ligjit, në këtë kontekst, përkatësisht të mekanizmave për kërkim të llogaridhënies si mënyrë e parandalimit dhe luftimit të abuzimit të autoritetit publik. Ndonëse ekzistojnë institucionet dhe akterët përkatës për të vënë në zbatim këto mekanizma, duket se mungon një qasje proaktive në përfshirjen e opinionit publik dhe të qytetarëve në një dialog që do të kishte për qëllim sqarimin e funksionimit të këtyre mekanizmave, si dhe përgjegjësitë e të gjithë akterëve, qoftë të institucioneve publike dhe akterëve jashtë-qeveritarë, për parandalimin dhe adresimin e rasteve të abuzimit të autoritetit publik.
  • Nuk ka monitorim të marrëdhënieve institucionale dhe progresit në luftën kundër korrupsionit. Qytetarët nuk kanë qasje në dokumente zyrtare që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e tyre si dhe obligimet ndaj shtetit. Procedura të panevojshme burokratike që pamundësojnë qytetarët të kenë qasje në lehtë në shërbimet publike.