home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip Login

Rreth Organizatës

Historiati i Lëvizjes FOL


Historiati i Lëvizjes FOL Photo

"Më beso, un jam internacional"

Një përgjigje në këtë letër, FOL 08` e ka marrë në fillim të korrikut 2009. Në përgjigje të letrës, Komisioni Evropian zotohet se shqetësimet e ngritura nga FOL ’08 do t`i përfshijë gjatë përgatitjes së Raportit të Progresit për Kosovën. Kësisoj në shtator të 2008-ës, FOL 08`, ka shpallur Top Listën e institucioneve shtetërore më të mbyllura. Në një pano, pjesëtarë të kësaj nisme kanë radhitur pesë institucionet më jo-transparente. Ngjashëm ka reaguar FOL’08 edhe në nismën që ka dalë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës që 120 deputetë të këtij institucioni të pajisen me nga një veturë. E mbështetur edhe nga disa OJQ partnere nga disa komuna të Kosovës në tetor 2008, FOL’08 ka mbajtur në qendër të Prishtinës të ashtuquajturin “Panairin e Problemeve” dhe ku janë identifikuar 12 problemet me të cilat përballen qytetarët kosovar. “Korrupsioni, shkollimi jo i mire, prezenca ndërkombëtare dhe Mitrovica, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa rrymës, problemet në shëndetësi, abuzimi me të drejtat e punëtorëve, trafikimi i qenieve njerëzore, droga dhe armët pa leje”, ishin problemet, me të cilat shoqëria kosovare ndeshet çdo ditë.

Historiati i Lëvizjes FOL Photo

Reagimi ndaj progresit te KE 2009 për Kosovën

Në dhjetor të 2008-ës, aktivistë të FOL’08, të mbështetur edhe nga kolegët e tyre nga Iniciativa për Progres (INPO) dhe Iniciativa për Përparim (IRP) kanë hedhur 120 pula në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që përkon me numrin e deputetëve-120. Me këtë performansë/protestë FOL’08, duke shprehur pakënaqësinë për punën e Kuvendit të Kosovës përgjatë 2008-ës e ka shpallur këtë institucion “Minus të vitit”. Nëpërmjet kësaj performance, FOL’08, ka akuzuar deputetët kosovar për mungesë guximi për shumë çështje Fondamentale, të cilat nuk janë shtruar për diskutim në këtë institucion. Në maj 2009, Aksioni Qytetar FOL’08 dhe “Nisma Ime”, kanë mbajtur një performansë me anë të së cilës kanë shprehur shqetësimin lidhur me rastin e vjedhjes skandaloze që ka ndodhur në objektet e Policisë së Kosovës.

Historiati i Lëvizjes FOL Photo

Performance publike

FOL 08` në aktivitetin e deritashëm është treguar azhur, duke reaguar në shumë raste kur është shkelur interesi qytetar. Kësisoj, aktivistë të kësaj nisme kanë kundërshtuar shkeljet që i janë bërë Kushtetutës së Kosovës nga krerët e lartë të shtetit: “Kryetari i shtetit duke ushtruar dy poste, shkel nenin 84 dhe 88 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”. Në fund të viti 2008, Aksioni Qytetar FOL’08 së bashku me Klubin për Politikë të Jashtme, Forumin për Iniciativa Qytetare, Institutin Demokratik të Kosova si dhe organizatat Iniciativa për Progres, Iniciativa Rinore Përparimtare dhe Syri i Vizionit kanë demonstruar në mbështetje të Kushtetutës, kundër Planit 6 pikësh të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon. Aksioni Qytetar FOL’08, në dhjetor të 2008-ës, nëpërmjet një konference për media ka reaguar për mos zbatimin e Ligjit Kundër Korrupsionit nga Institucionet e Kosovës, respektivisht kreut 4-të. Në mars 2009, FOL’08 ka siguruar disa dokumente të cilat prezantojnë dyshime të arsyeshme për shkelje të Politikave të Rekrutimit dhe Seleksionimit në Post Telekomunikacionin e Kosovës (PTK). Politikat e Rekrutimit të PTK-së në nenin 1.4 thekson se të gjitha vendet e lira të punës, në gradën 13-15, duhet të shpallen me konkurs të jashtëm. Nga hulumtimi i bërë nga FOL ’08 nuk është vërejtur se konkursi për pozitat përkatëse ka qenë i publikuar në gazetat ditore ose në sajtin e PTK-së. Ndërkohë që zyrtarët e PTK-së nuk kanë qenë të gatshëm të ofrojnë përgjigje lidhur me këto dyshime. FOL’08 i ka kërkuar hetim nga institucionet përgjegjëse dhe për këtë qëllim dokumentet e ka dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Historiati i Lëvizjes FOL Photo

"Zgjedhje të lira dhe të ndershme" — Nëntor 2009

Njësoj është reaguar edhe me rastin e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Nëpërmjet reagimit, FOL’08 ka tërhequr vërejtjen për implikimin në këtë proces të personave me dosje jo të pastër profesionale. Për këtë shkak, FOL’08 i ka dërguar një letër Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith, me të cilën ka shprehur shqetësimin lidhur me procesin e rekrutimit të gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese dhe krijimin e institucionit më të lartë të drejtësisë në Kosovë Ndërkaq, në qershor, FOL’08 i ka drejtuar një Letër të hapur Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës kundër kërcënimeve ndaj lirisë së shprehjes dhe shtypit në Kosovë‏. Pas një viti të punës, FOL ka ndërtuar strategjinë e vetë 3 vjeçare. Në kuadër të Programi për Qeverisje të Mirë, FOL-i do realizojmë hulumtime dhe planifikojmë fushata advokimi për të kontribuar në qeverisje të mirë dhe luftën kundër korrupsionit.

Historiati i Lëvizjes FOL Photo

350.org Performancë publike

Përmes studimeve, analizave publikimeve dhe hulumtimit do të trajtojmë çështje që lidhen me procesin e politikë-bërjes dhe vendimmarrjes duke synuar fuqizimin dhe pjesëmarrjen e publikut në proces. Çështjet e ngritura do të trajtohen në forume të niveleve të ndryshme me qytetar, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, qeverisë dhe aktorëve të tjerë vendimmarrës. Në kuadër të programit do të publikohen dy raporte standarde që do të botohen në baza vjetore: Raporti “Indeksi i Qeverisjes së Mirë” dhe Raporti “Dosja e Konfliktit te Interesit”. Lëvizja FOL do të angazhoj ekspertë që janë njohës të mirë të qeverisjes së mirë për të ndërtuar matësit dhe metodologjinë e hartimit të këtyre raporteve. Do të instalojmë një zyre përmes së cilës do të ofrojmë shërbime pro-bono për mbështetje dhe mbrojte ligjore për rastet kur është mohuar qasja në dokumente zyrtare qasje në dokumente zyrtare.

Historiati i Lëvizjes FOL Photo

"E drejta e të informuarit" — September 28, 2009

Ne, do të krijojmë çmimin që do të ndahen çdo vit për “Institucionin më Transparent dhe për institucionin më të Mbyllur” i cili do tu ndahet institucioneve shtetërore të cilat kanë dëshmuar vullnet dhe kanë bashkëpunuar me qytetaret duke ofruar qasje në informacion zyrtar dhe çmimi për Institucionin më të mbyllur për sa i përket qasjes në informacion zyrtar. Në këtë kontekst, në planin 3-vjeçar të Lëvizjes, prioritet kryesor është radhitur zhvillimi i klubeve të debatit të formatit Karl Popper në shkollat e mesme të 7 rajoneve kryesore (Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren). Nëpërmjet këtij formati të debatit, FOL synon zhvillimin e mendimit kritik në shoqërinë kosovare. Në të njëjtën kohë me këtë objektiv, synim i FOL-it mbetet edhe zgjerimi i hapësirës së lirisë së shprehjes dhe identifikimi i pengesave në të cilat has ajo. Rrjetëzimi dhe Mobilizimi do të jenë shtylla themelore të planit të veprimit. Ndërkaq, format e manifestimit të pakënaqësisë ndaj çfarëdo defekti të identifikuar në proces do të jenë performanca publiket (Teatër rrugor), edukimin për qytetari aktive, rrjetëzimin e OJQ-ve, sindikatave dhe aktivistëve. Duke u angazhuar në promovimin e frymës së debatit konstruktiv, FOL ka në plan të krijojë Çmimin për Guxim Qytetar për të nderuar dhe njohur kontributin dhe guximin e gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile për ngritjen e çështjeve dhe temave tabu për shoqërinë, në veçanti në fushën anti-korrupsion, të drejta politike, etj. Këtë çmim, FOL synon ta krijojë në bashkëpunim me organizatën prestigjioze ndërkombëtare Freedom House.

Historiati i Lëvizjes FOL Photo

Performancë rrugore

Në ecjen e saj të mëtejme Lëvizja Qytetare FOL do të vazhdojë avokimin, shfaqjen e qëndrimeve për zhvillimet e përgjithshme shoqërore-politike, organizimin e tryezave të rrumbullakëta, monitorimin e autoriteteve vendimmarrëse, verifikimin e deklaratave dhe premtimeve të vendimmarrësve.