home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login

FOL: Të korruptuarit e Shëndetësisë të “shërohen” me burgje

12 janar, 2012

Prishtinë - Lëvizja FOL ka përcjellë me vëmendje zhvillimet në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe në mënyrë të veçantë në zyrën e prokurimit. Përgjatë kësaj kohe FOL ka konstatuar parregullsi të shumta dhe shkelje të mëdha ligjore që janë shkaktuar nga ana e zyrtarëve të kësaj ministrie.

Foto-galeria e artikullit

Edhe përkundër faktit që FOL kishte marrëveshje të nënshkruar për monitorimin e aktiviteteve të prokurimit, pikërisht zyrtarët që sot janë arrestuar kanë bërë çmos që FOL dhe mediat të mos kenë qasje në aktivitete të tilla prokurimi. Prandaj, arrestimet e fundit për FOL janë sinjal i qartë që Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht zyrtarët e saj të lartë, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të përfshirë në afera të ndryshme korruptive.

Në fillim të tetorit të vitit që shkoi, FOL ka publikuar një raport mbi shkeljet dhe parregullsitë që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë, ku kemi përmendur pikërisht emrat e zyrtarëve që sot janë arrestuar për përfshirjen e tyre në vepra korruptive. Kështu që, bastisjet dhe arrestimet e sotme nga ana e EULEX-it tregojnë qartë se denoncimet tona publike për këtë ministri kanë qenë të drejta dhe së është e domosdoshme që rastet e të tilla të ndiqen penalisht.

Besojmë që kësaj radhe EULEX-i nuk ka planifikuar që të ndërmarrë vetëm aksione spektakulare, sikurse herëve të tjera, por do t’i procedojë seriozisht rastet e tilla. Po ashtu, kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të jetë më aktive në hetimin e korrupsionit, duke treguar vullnetin dhe angazhimin e saj në ndjekjen e rasteve të krimit dhe të korrupsionit.



komentet



FOL Photo
FOL
Abonohuni në FOL Email Newsletter
për të pranuar lajme në Inbox-in tuaj lidhur me
aktivitetet e vazhdueshme të Lëvizjes FOL.

FOLnewsletter