home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive

TURNEU KOMBËTAR I DEBATIT ?KOSOVA OPEN 2012?

10 prill, 2012

Lëvizja FOL në bashkëpunim me gjashtë organizata lokale kanë mbajtur Turneun Kombëtar të Debatit në formatin ?Karl Popper?, ?Kosova Open 2012?, nga 6-9 Prill në Qendrën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj.

Foto-galeria e artikullit

Ferizaj, 6- 9 Prill 2012 - Lëvizja FOL në bashkëpunim me gjashtë organizata lokale si: Syri i Vizionit në Pejë, Iniciativa për Progres(INPO) në Ferizaj, Qendra Rinore në Malishevë, Qendra Rinore në Suharekë, CBM në Mitrovicë dhe Këshilli i veprimit rinorë në Prizren kanë mbajtur nga 6 ? 9 Prill 2012, Turneun Kombëtar të debatit në formatin ?Karl Popper - ?Kosova Open 2012?
.
Lëvizja FOL me mbështetjen e Fondacionit SOROS/KFOS që nga Janarit i vitit 2010 kanë punuar me organizatat partnere kanë  krijuar klubet e debatit të qytetit të Ferizajt, Prishtinës dhe Pejës. Ndërkaq, nga Janari i vitit 2011 ky program është zgjeruar edhe në tri komuna tjera, si Mitrovicë, Malishevë dhe Suharekë. Gjatë këtij viti programi i debatit do të zgjerohet edhe në disa komuna të tjera siç janë Prizreni, Gjakova dhe Podujeva. Aktualisht në Kosovë kemi shtatë klube të debatit në shtatë komunat përkatëse,  ku numri i debaterëve që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit po rritet vazhdimisht. Ndërkaq, në klubin e debatit të qytetit të Ferizajt tashmë janë formuar edhe ekipe me debatetër të komunitetit RAE. 

Një kontribut të madh në organizimin e Turneut ?Kosova Open 2011? e ka dhënë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ku ky turne?Kosova është mbajtur në Qendrën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj përgjatë tri ditëve.

Gjatë ditës së shtunë dhe të diel (7-8 Prill) përgjatë gjashtë rundeve të debatit janë ballafaquar 20 skuadra nga 7 komuna të Kosovës. Ndërkaq, gjysmëfinalja dhe finalja e debatit janë mbajt të hënën. Në gjysmëfinale kanë arritur katër ekipet të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë në bazë të numrit fitoreve dhe pikëve që kanë grumbulluar folësit e ekipeve. Gjysmëfinalistë të këtij debati ishin: Skuadra Trifty-Trifty, iHithat, Nemo dhe Sokratët. Ndërkaq, në finale arritën Trifty-Trifty dhe iHithat.  Debatet u zhvilluan mbi temen e përgjithshme e cila ishe Siguria dhe Liritë kurse tema e finales ishte ?Përdorimi i dhunës së protestuesve mund të arsyetohet?.

Gjyqtarë të këtij turneu ishin ish-debaterë të cilët më parë kanë marrë pjesë në debate të formatit ?Karl Popper?.  Ekipi i gjyqtarëve të cilët e gjykuan finalen e këtij turneu, me vota unanime shpallën fitues të këtij turneu skuadrën iHithat nga Prishtina. Ekipi Fitues i të këtij Turneu do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare të debatit IDEA Youth Forum 2012, që këtë vit mbahet në Meksikë në Korrik/Gusht 2012.

Formati i debatit ?Karl Popper? synon të prekë dhe trajtojë elementët thelbësorë të një çështjeje kontradiktore. Ai thekson mbi të gjitha zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancës dhe vlerësimit të pikëpamjeve të ndryshme. Ky format është i zhvilluar në shkolla të mesme dhe është përkrahur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur. 



komentet



FOL Photo
FOL
Abonohuni në FOL Email Newsletter
për të pranuar lajme në Inbox-in tuaj lidhur me
aktivitetet e vazhdueshme të Lëvizjes FOL.

FOLnewsletter