home Qeverisje e mirë dhe qytetari aktive
Shqip English Login

Mbahet mbledhja e radhës e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL

16 dhjetor, 2011

Është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL.

Foto-galeria e artikullit

Prishtinë, 15 dhjetor 2011. Është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL, me ç’rast u diskutua për gjendjen e përgjithshme të organizatës.

Në këtë takim janë diskutuar raporti gjashtëmujor i punës, raporti financiar, e të cilët u miratuan nga ana e anëtarëve të Bord-it në mënyrë unanime. Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua rreth organizimit të ceremonisë vjetore për ndarjen e çmimit për Guxim Qytetarë, ku Bordi vendosi që kjo ceremoni të zhvillohet me 23 dhjetor 2011.

Pikë tjetër e rendit të ditës në këtë mbledhje ka qenë edhe caktimi i mbledhjeve të Bordit për vitin 2012, e ku në bazë të Statutit të Lëvizjes FOL duhet të mbahen katër mbledhje të rregullta vjetore.

Anëtarët e Bordit Këshillëdhënës kanë diskutuar dhe analizuar punën e Lëvizjes FOL dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për aktivitetet e ndërmarra nga FOL në vitin 2011, si dhe kanë ofruar përkrahjen e tyre për zhvillimin dhe avancimin e objektivave dhe aktiviteteve të cilat me planin strategjik janë planifikuar që të realizohen në vitin e ardhshëm.



komentet



FOL Photo
FOL
Abonohuni në FOL Email Newsletter
për të pranuar lajme në Inbox-in tuaj lidhur me
aktivitetet e vazhdueshme të Lëvizjes FOL.

FOLnewsletter